1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

241008 EU Innenminister Luxemburg

Hasselbach, Christoph (DW Brüssel) 24 Tetor 2008

Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë së BE-së u takuan të premten (24.10.) në një samit në Luksemburg për të diskutuar ndër të tjera, për regjistrimin e të dhënave të pasagjerëve në aeroporte.

https://p.dw.com/p/FgM5
LuksemburgFotografi: AP

Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë së BE-së u takuan të premten (24.10.) në një samit në Luksemburg, për të diskutuar ndër të tjera, për regjistrimin e të dhënave të pasagjerëve.



Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë së BE-së u takuan të premten (24.10.) në një samit në Luksemburg, për të diskutuar ndër të tjera, për regjistrimin e të dhënave të pasagjerëve. Tema të tjera në takim ishin përpilimi i një rregulloreje për të drejtat për mbështetjen financiare ndermjet vendeve të BE-së, luftimi i kontrabandës së drogës, sidomos i kokainës nga Afrika perëndimore në BE, si dhe futja e një sistemi evropian të penalitetit (ECRIS). Christoph Hasselbach. ◄


* * *


Gjermanët nuk do të kenë një herë për njëherë skanera në aeroport. Këtë iniciativë të Komisionit Evropian që shkaktoi aq shumë zhurmë ditët e fundit e kundërshtoi ministri brendshëm gjerman Wolfgang Schäuble. Me skanerin, që fotografon të gjithë trupin, duhet të kontrollohen psh pasagjerët në aeroporte për armë, drogë dhe gjëra të tjera të ndaluara. Në disa aeroporte, psh në Amsterdam dhe Londër, skanerat janë ndërkohë në përdorim. Pati aq shumë kritika, saqë komisari e BE-së për drejtësinë Jacques Barrot e pa të nevojshme të sqarojë diçka


“Pasagjeri është i lirë të vendosë nëse dëshëron përdorimin e një skaneri në trup. Pasagjeri mund të zgjedhë ndërmjet formave të ndryshme të kontrollit të sigurisë. Ai mund të vendosë për kontrollin me një skaner, por kjo është një mundësi, nuk është detyrim.”


Gjithsesi çdo vend i BE-së vendos vetë, në se përdor skaner të tillë apo jo. Ministrat e brendshëm të BE-së janë të shqetësuar, që kontrabanda e drogës nga Afrika e Perendimit për në Evropë është shtuar shumë. Afrika perëndimore sipas të dhënave të policisë është kthyer në një qendër të tregtisë së drogës nga e gjithë bota. Policia në Afrikën Perëndimore nuk është e besueshme, përkundrazi nga korrupsioni ajo është vetë pjesërisht e përzier në tregtinë e drogës, thanë ministrat në Luksemburg. Këtu do të veprojë Unioni Evropian. Ai do të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve policore kombëtare dhe do të luftojë korrupsionin në shtetet e Afrikës Perëndimore.


Sipas ministrit të brendshëm francez dhe presidencës së këshillit Michèle Alliot-Marie bëhet fjalë për më shumë, se sa për ulur konsumin e drogës në Evropë.


“Përmes tregtisë së drogës Afrika do të destabilizohet edhe më shumë, nga ç´është. është e qartë, se tregtia e drogës mund të sjellë para dhe mund të kontribuojë edhe në destabilizimin. Dhe kjo ka shumë pasoja për këtë kontinent, i cili ndodhet para derës së shtëpisë sonë."


Një temë tjetër janë të drejtat për alimentimin brenda shteteve të BE-së, nqs prindërit apo bashkëshortët duhet të paguajnë për fëmijët e tyre apo ish partnerët në një vend tjetër. Në të ardhmen do të jetë më e vështirë, që t´u shmangesh detyrimeve të alimentimit duke ikur në një vend tjetër të BE-së. E drejta për alimentim, të cilën e vendos një gjykatë e një shteti të BE-së, duhet të bëhet e vlefshme në çdo shtet tjetër anëtar të BE-së. Një gjykatë në një vend tjetër nuk ka nevojë ta verifikojë përsëri rastin.


Për të mundësuar ndihmën dhe shkëmbimin e informacioneve në çështjen e alimentimit, në çdo vend do të ngarkohet një administratë qëndrore me këtë detyrë. Në Gjermani për këtë do të jetë përgjegjëse zyra federale juridike në Bon. Fëmijët përveç kësaj duhet të përfitojnë gratis një asistencë juridike për të patur mundësinë e ngritjes së padisë për të drejtën për alimentimin në të gjitha vendet e BE-së.


ßlt;00E907F3ßgt;


Audio in DaletWeb:

http://daletweb.dwelle.de/basebrowser/titles_details.php?title_id=8216342


ENDE