1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkëpunimi me opozitën - vendimtar që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO- s vitin e ardhshëm

Ani Ruci/Tiranë4 Prill 2008

Intervistë me Leonard Demin, Kryetar i Komitetit për Sigurine Kombëtare, deputet i Partisë Demokratike.

https://p.dw.com/p/Dc4g
Shqipëria në NATO
Shqipëria në NATOFotografi: Pandelli Pani/DW

DW: Zoti Demi, cilat janë procedurat që do të ndjekë NATO pasi i dha dje, në Bukuresht, një ftesë anëtarësimi Shqipërisë?

Leonard Demi: Nga kjo ftesë derisa Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota, ajo duhet tëplotësojë disa detyrime. Ato do të shprehen në dy raundet e bisedimeve që do të zhvilojnë përfaqësuesit e Shqipërisë me ekspertët e Aleancës. Më të rëndësishme janë ato të raundit tëparë , ku do të diskutohen çështje politike dhe ushtarake. Bisedimet e raundit të dytë janë teknike dhe nuk paraqesin ndonjë vështirësi të madhe për Shqipërinë

DW: Cilat janë detyrimet politike? Çfarë pret Aleanca Atlantike nga Shqipëria?

Leonard Demi: Pret rezultate në reformën në drejtësi , që tani ne e kemi kaluar në Parlament, me mbështetjen e të gjitha forcave politike, kërkon përfundimin e reformës zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të standarteve europiane, për ato të vitit 2009 dhe të tjerat që do të vijnë më pas, rezultate më domethënëse në luftën kundër korrupsionit. Një peshë e madhe i bie administratës së shërbimit publik që të jetë thellësisht e fokusuar tek profesionalizmi dhe të minimizojë në maksimum emërimet politike; të forcohet administrata në atë formë që t´i bëjë ballë integrimeve dhe përgjegjësive që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare dhe në BE; kërkohen rezultate më të mëdha në luftën kundër trafiqeve dhe forcimi i institucioneve të sigurisë, kryesisht ato të sherbimeve sekrete , që duhet të mbështeten fort në kritere profesionalizmi. Së pari ekspertiza, së dyti raportet me të tjerët që karakterizohen nga sekreti i punes dhe së treti përgjegjshmëria , që lidhet me idenë se shërbimet sekrete i shërbejnë shtetit dhe asnjë force politike. Afrimi i tyre me forcva të caktuara politike kompromenton punën e tyre. Janë probleme të rëndësishme që kërkojnë mbështetjen e gjithë klasës politike të Shqipërisë. Ndërsa çështjet që kam në të bëjnë më mbrojtjen dhe ushtrinë nuk e pengojnë Shqipërinë të anëtarësohet.

DW: Në plotësimin e detyrimeve politike, që sapo përmendet , a ka ndonjë parakusht të domosdoshëm, që është mbi dhe përtej politikës së ditës?

Leonard Demi: Po.Është bashkëpunimi politik me opozitën. Në NATO, në BE nuk hyn një grupim politik i cakruar i Shqipërisë. Hyn Shqipëria. Nuk ka fare rëndësi se cila forcë politike është në pushtet. Tani është PD dhe asaj i bie detyra e ekzekutivit për t`í realizuar detyrimet politike. Por pa mbështertjen e opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentit ato nuk mund të realizohen.

DW: Ka patur disa raunde të zgjerimit të NATO-s, për të ardhur tek Samiti i Bukureshtit, që dje rezultoi historik për Shqipërinë. A ka shanse që në samitin e ardhshëm te NATO-s, që do të mbahet vitin që vjen, më 2009, Shqipëria të pranohet anëtare me të drejta të plota?

Leonard Demi: Ky është raundi i gjashtë i zgjerimit të NATO-s dhe i treti pas rënies së perdes së hekurt. Në dy raundet e para, njëri më 1999 dhe tjetri më 2004, samitet e NATO-s janë bërë bërë më një distancë kohore prej 2 vitesh Meqënëse samrti i ardhshëm përkon me 60 vjetorin e themelimit të NATO-s padyshim është një shans që i jepet Shqipërisë dhe Kroacisë. Por nëse do të mungojë bashkëpunimi me opozitën është tepër e vështirë që Shqipëria të përfitojë nga ky shans. Prandaj kam ftuar nga Parlamenti apo forume mediatike të gjitha palët për të bashkëpunuar, për të kryer detyrimet,

DW: Çfarë përfiton qytetari i zakonshëm i Shqipërisë nga anëtarësimi në NATO?

Leonard Demi: Po te filloj nga përfitimi ekonomik do të them se anëtarësimi në NATO i shton investimet e huaja në Shqipëri, në mënyrë të pakrahasueshme me ato të deritanishme, Është nja mundësi për hapje vendesh të reja pune. Është hera e parë që Shqipëria bëhet pjesë e familjes së madhe euro-atlantike, të cilës i përket. Por historikisht ne kemi qenë në periferi të saj. 3 Prill 2008, dita e djeshme në Bukuresht, plotësoi një dëshirë të Rilindasve dhe të intelektualëve të Shqipërise qe kanë dashur ta shohin ate pjesë të Europës apo të ëndrrës së lëvizjes demokratike në fillim të viteve ´09-të. Këtu më jepet rasti të them, pasi flas në një radio prestigjioze europiane si DW, që edhe poeti ynë i famshëm ka thëne "Dielli për Shqipërinë lind andej nga perëndon".