1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

300109 Jiabao Brüssel

Christoph Hasselbach31 Janar 2009

Bashkimi Evropian dhe Kina afrohen sërish, dy muaj pas grindjeve të ashpra për çështjen e Tibetit dhe Dalai Lamës. Ky është mesazhi më i rëndësishëm i bisedimeve, që Wen Jiabao zhvilloi në Bruksel.

https://p.dw.com/p/GkcF
Presidenti i Komisionit të BE-së dhe kryeministri kinez, Wen Jiabao talk, 30 janar 2009
Presidenti i Komisionit të BE-së dhe kryeministri kinez, Wen Jiabao talk, 30 janar 2009Fotografi: AP

Përpjekje për afrime kulturore në vitin kinez të demit. Pas një periudhe marrëdhëniesh të ngrira diplomatike, të dy palët futen në rrugën e shtënsionimit. Megjithatë vizita e delegacionit kinez ishte shumë protokollare, të paktën në nënshkrimin e marrëveshjeve

Por duket se atmosfera nuk është përmirësuar vetëm nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, që ka të bëjë me mbrojtjen e vlerave shpirtërore. Wen Jiabano dhe Presidenti i Komisionit, José Manuel Barroso nuk patën shumë gjëra për të bërë të ditur, pas pak kohe do të zhvillohet një takim tjetër i nivelit të lartë. Ai do të zëvendësueste takimin e nivelit të lartë që pritej të zhvillohej në Francë në muajin dhjetor, dhe që kinezët e abandonuan sepse presidenti francez Nicolas Sarkozy, në atë kohë president i rradhës i BE-së pati pritur Dalai Lamën.

Përkrahës së çështjes së Tibetit demostrojnë në Bruksel
Përkrahës së çështjes së Tibetit demostrojnë në BrukselFotografi: AP

Duke se më shumë se cdo gjë tjetër është kriza ekonomike që i ka bërë bashkë të dy palët. Presidenti i komisionit Barroso mendon se:„Evropa dhe Kina mund të përfitojnë nga ky bashkëpunim i ngushtë, por unë besoj se jo vetëm Kina dhe Evropa por edhe komuniteti ndërkombëtar. Nëse keni parasysh problemet globale para të cilave ndodhemi, atëherë mund të shihni se asnjë nga këto probleme nuk mund të zgjidhet pa bashkëpunimin e ngushtë midis Kinës dhe Bashkimit Evropian."

Wen nuk ka si të mos jetë dakord me këtë. Ai hodhi kategorikisht poshtë kërkesën e qeverive perëndimore për rivlerësimin e monedhës kineze, juan (Yuan). Pastaj ai ngriti gishtin për të treguar se ishte duke thënë dicka të rëndësishme: "Ne kemi zhvilluar 30 vjet më rradhë një politikë të reformuar. Gjatë kësaj kohe ne kemi qenë të hapur për shumë gjëra. Por ne këmbëngulim për një gjë, pikërisht që ta trajtojmë njeri tjetrin me respekt dhe barazi. Pastaj mund të flasim për gjithshka."

Kryeministri kinez, Wen Jiabao në Bruksel, 30 janar 2009
Kryeministri kinez, Wen Jiabao në Bruksel, 30 janar 2009Fotografi: AP

Dhe sipas Barrosos, duket se kjo ka ndodhur vërtet. „Marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Evropian janë pjekur dhe thelluar. Kështu, ne sot folëm për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona, edhe për cështjet e ndjeshme të të drejtave të njeriut dhe gjendjes në Tibet.“

Se deri ku ka shkuar Barroso me Wenin, nuk dihet. Grupe tibetiane në Bruksel ja transmetuan vetë kryeministrit kinez mesazhet e tyre.„Ne duam liri!“ dhe „kinezë të kuq, ikni!“,thirrën para ndërtësës së Komisionit të BE-së, gjatë kohës që delegacioni kinez hante darkë me Komisionin.