1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE kundër islamistëve

P Pani/DPA6 Qershor 2014

BE-ja dëshiron të mbrojë më mirë qytetarët duke mbikqyrur më shumë radikalët islamikë.

https://p.dw.com/p/1CDU0
Fotografi: picture-alliance/AP Photo

Pas atentatit në muzeun hebre në Bruksel BE-ja synon të veprojë më ashpër kundër islamistëve radikalë. Vendet e BE-së duan t'i mbajnë nën mbikëqyrje personat e dyshuar, që kanë përvojë lufte në Siri, nëse ata hyjnë në Evropë. Po ashtu parashikohet shkëmbimi më i shpejtë i të dhënave për persona të dhunshëm dhe një bashkëpunim më i ngushtë i shërbimeve sekrete të vendeve të BE-së. Për këto masa ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord të enjten në Luksemburg.

Rrezik sulmesh të islamistëve në Evropë

Brenda mundësive të ligjit xhihadistëve u duhet ndaluar të shkojnë për në Siri si dhe të merret vesh, kur ata kthehen në Evropë, tha ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere (CDU). Shkëmbimi i të dhënave të pasagjerëve të avionëve është në Evropë i nevojshëm tha de Maiziere.

Thomas de Maiziere
Thomas de MaiziereFotografi: picture-alliance/dpa

De Maiziere paralajmëroi për rrezikun e sulmeve të islamistëve në Evropë. Vetëm në Gjermani kanë shkruar gjatë luftës civile në Siri rreth 320 të rinj të radikalizuar, të cilët trajnohen në kampet terroriste. Ata janë shtetas gjermanë, shtetas me nënshtetësi të dyfishtë, ose azilkërkues. Disa kanë "përvojë lufte dhe janë të vendosur" që të kthehen dhe të organizojnë sulme. "Ne duhet të përgatitemi për zhvillime të tilla", tha ministri duke folur për një rrezik konkret. E rëndësishme është të parandalohet radikalizimi i të rinjve, në mënyrë që "atyre të mos u lindin ide të tilla të çuditshme dhe vrasëse.

Brez i humbur

I ngarkuari i BE-së për anti-terrorizmin Gilles de Kerchove tha se numri i islamistëve të dhunshëm me përvojë në Siri në vendet e BE-së ishte rreth 2000. "Ky është një brez i humbur, që nuk sheh asnjë qëllim në jetë, me arsim të pakët dhe në kërkim të aventurës, e kam fjalë për faktorin testosteron", tha de Kerchove në Luksemburg.

Symbolbild Terror Terroristen Dschihadisten Islamisten Syrische Rebellen
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kjo temë u diskutua edhe në takimin e vendeve të industrializuara perëndimore (G7) në Bruksel. Kryeministri britanik David Cameron tha se: "Ne kemi rënë dakord që të intensifikojmë përpjekjet tona për të frenuar rrezikun e luftëtarëve të huaj."

Gjatë sulmit në fund të majit në Bruksel u vranë dy turistë izraelitë dhe një franceze dhe u plagos rëndë një belg. Si autor i atentatit dyshohet një francez 29-vjeçar me botëkuptim radikal islamik, i cili ndërkohë është arrestuar.