1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja ndëshkon Bullgarinë, politikani i SPD-s Volfgang Klement i kthen kurrizin partisë

LA26 Nëntor 2008

Heqja dorë nga anëtarësia në partinë socialdemokrate gjermane e Volfgang Klement, ish-superministrit për ekonominë në kabinetin e kancelarit Shrëder dhe shkurtimi i fondeve për Bullgarinë - në qendër të gazetave gjermane

https://p.dw.com/p/G228

Për herë të parë në historinë e e saj BE i ka shkurtuar fondet një vendi anëtar për shkak të korrupsionit. "Berliner Zeitung" lidhur me shkurtimet prej 220 milionë eurosh të fondeve të BE-së për Bullgarinë, si masë për keqmenaxhimin shtetëror shkruan: "Për herë të parë një shteti anëtar i vihen sanksione financiare, sepse ai nuk i del dot për zot korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Por në kuadër të investimit prej 11 miliardë eurosh për këtë vend ballkanik, gjatë shtatë viteve, dënimi nuk ka qenë edhe aq i ashpër. Brukseli me këtë veçse i jep një sinjal mungesës së vullnetit, apo pafuqishmërisë së këtyre shteteve në luftën kundër korrupsionit. Ky problem nuk është se ekziston tani me zgjerimin drejt Evropës lindore, dhe nuk lulëzon aspak vetëm në këto vende. Edhe shtetet e vjetra të BE-së duhet të dëgjojnë se edhe tek ato humbasin udhën fondet e BE-së, të cilat duhet t'u shkonin fermerëve apo rajoneve me strukturë të pazhvilluar sa duhet.

Heqja dorë nga anëtarësia në partinë socialdemokrate gjermane e Volfgang Klement, ish-superministri për ekonominë në kabinetin e kancelarit Shrëder dhe figurë e njohur e SPD-s, është në qendër të të përditshmeve gjermane:

"Frankfurter Allgemeine Zeitung": Paralajmërimi i komisionit disiplinor të partisë socialdemokrate për shokun e njohur të partisë ndoshta kryetarit aktual të partisë, Myntefering i është dukur si një rrugë e mesme e pranueshme përballë pafuqisë ndaj një anëtari që e konsideron të padenjë për t'u zgjedhur një anëtar tjetër të partisë. (fjala është për adresimin negativ që Klement i bëri Andrea Ypsilantit) dhe nga ana tjetër përjashtimit nga partia për sjellje me pasoja negative për partinë. Që Klement me largimin nga partia socialdemokrate, proteston kundër paralajmërimit që i bëri komisioni disiplinor, këtë ai ja kishte borxh vetes dhe partisë së stij. Sepse SPD ka treguar në Hessen se i mban si shërbëtore të pushtetit të vet, jo vetëm anëtarët por edhe mandatarët."


"General Anzeiger" në Bon mbi largimin e Volfgang Klement nga socialdemokratët shkruan: Klement u largua me bubullima duke konfirmuar kështu namin e tij si kokëfortë dhe provokator. Bindëse apo superiore veçse nuk ishte sjellja etij. Ajo tregon më shumë një politikan të nervozuar, të zhgënjyer, ndoshta edhe inatçor, i cili ka humbur vatrën politike. Kreu i partisë ishte pro tij, por në bazë ka shumë vetë që pas shokut të parë janë lehtësuar, më shumë një fund i tmerrshëm se sa një luftë pa dinjitet."