1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020911 EU-Außenminister Libyen

3 Shtator 2011

Në fokus të takimit ishte gjetja e një qëndrimi të përbashkët lidhur me deklaratën e palestinezëve për të aplikuar për njohjen e shtetit nga OKB-ja në shtator.

https://p.dw.com/p/12SMu
Foto e përbashkët nga takimi
Foto e përbashkët nga takimiFotografi: picture-alliance/dpa

Vendi turistik bregdetar polak Sopot përhap siç duket edhe në mesin e ministrave të jashtëm të BE një atmosferë pushimesh. Luksemburgasi Jean Asselborn erdhi me një këmishë të hapur pa jakë, suedezi Carl Bildt me komplet sportiv në ngjyrë të qelët, çeku princi Karel Schwarzenberg madje me xhinse.

Vendi turistik bregdetar polak Sopot, në Poloni
Vendi turistik bregdetar polak Sopot, në PoloniFotografi: picture-alliance/Bildagentur Huber

Por çështjet janë mjaft serioze. Për BE-në ndoshta më e vështira është çështja, se si do të veprohet me një kërkesë të mundshme të palestinezëve në fund të këtij muaji për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara. BE-ja është e ndarë. Franca dhe Britania mund të mendohet të jenë për mbështetjen e kësaj kërkese. Vende si Gjermania, Italia dhe Holanda janë kundër.

Ministrat e jashtëm kërkojnë një qëndrim ndaj Palestinës

Ministri i Jashtëm austriak Michael Spindelegger shpreson në arritjen e një qendrimi të përbashkët: "Shpresoj shumë – këtë do ta mbroj fuqishëm - që ne në këtë takim të arrijmë të formulojmë qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Europian, në mënyrë që të mos ecim në rrugë të ndryshme. Disa e pranojnë, disa jo, të tjerët abstenojnë. Ky nuk do të ishte një sinjal i mirë për Evropën."

Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle kujton raportet e veçanta me Izraelin
Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle kujton raportet e veçanta me IzraelinFotografi: picture-alliance/dpa

Homologu e tij gjerman, Guido Westerwelle, është edhe ai për një pozicion të përbashkët. Por ai beson se vendi i tij ka këtu detyrime të veçanta: "Por ne gjermanët duam në të njëjtën kohë edhe, që të gjithë ta dinë se partneriteti i veçantë, marrëdhëniet historikisht të veçanta mes Izraelit dhe Gjermanisë, dominojnë, dhe kjo është për ne një pikë shumë e rëndësishme."

Prandaj Gjermania heziton shumë, kur është fjala për të njohur shtetin e palestinezëve. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn, dëshiron që të shmangë medoemos mundësinë, që palestinezët të kthehen me duar bosh nga Nju Jorku në shtëpi: "Unë mendoj se ne duhet të përpiqemi së paku të arrijmë atë, që unë besoj se mund të ndihmojë, pra statusin e vëzhguesit. Gjithsesi unë nuk mund të pajtohem, që t'i konfrontojmë palestinezët me një Jo."

Çfarë pasojash praktike mund të kishte një zgjidhje e tillë kalimtare është një herë për një herë e paqartë.

BE do të forcojë sanksionet kundër Sirisë

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean AsselbornFotografi: AP

Ndërsa në çështjen e Sirisë BE-ja është relativisht unik. Ai  dëshiron të forcojë tani sanksionet. Presidenti Bashar al-Asad megjithë thirrjet ndërkombëtare vazhdon të marrë masa të ashpra kundër opozitës. Arma më e mprehtë dhe më e re diplomatike e evropianëve është këtu embargoja e naftës. Siria ndoshta do të goditet rëndë prej saj. Nafta përbën një pjesë të madhe të të ardhurave të eksportit sirian dhe pjesa më e madhe e naftës siriane shkon në Evropë. Nga ana tjetër Siria është vetëm një pjesë shumë e vogël e importeve të naftës të Evropës. BE-ja nuk është thuajse aspak e varur nga nafta siriane. Megjithatë Italia ka arritur që embargo për kontratat e vjetra të zbatohet pas datës 15 nëntor. Disa shtete, sidomos Italia, kanë frikë nga efektet negative në bizneset e tyre.

BE heq sanksionet kundër Libisë

Në Libi bëhet fjalë për kohën pas Gaddafit. Kundër tij, përkrahësve të tij dhe shtetit, që ai  përfaqësonte, BE-ja kishte vendosur sanksione prej muajsh. Tani, kur rebelët ndodhen me sa duket para përparimit përfundimtar dhe janë njohur nga shumë shtete si përfaqësues legjitimë të popullit, sanksionet pengojnë zhvillimin e vendit. Prandaj BE-ja do t'i heqë ato tani. Sanksionet prekin për shembull një numër të madh të porteve libiane dhe kompanive, edhe të industrisë së rëndësishme të naftës dhe bankave.

Autor: Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi: E. Xhani