1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: Stop lëvizjes së lirë?

dpa, ap, afp/A.Topi19 Prill 2013

Serbia dhe Maqedonia mund të humbasin lëvizjen e lirë në zonën e Shengen si pasojë e abuzimit të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian nga qytetarët e tyre.

https://p.dw.com/p/18JE3
Unterzeichnung des „Schengener Abkommen“ am 14. Juni 1985. Die Unterzeichnung erfolgte auf dem Moselpassagierschiff „Marie Astrid“. Mit dem Schengener Abkommen wurde die Abschaffung der Grenzkontrollen an den Binnengrenzen der Schengenstaaten eingeführt. Der Winzerort (1580 Einwohner) wurde wegen seiner geografisch symbolischen Lage im Dreiländereck ausgewählt.
Fotografi: picture alliance/Romain Fellens

Propozimi i aprovuar nga Komiteti i Lirive Civile të Parlamentit Europian do të lejonte BE të pezullonte lëvizjen e lire, si masë për të ndaluar numrin në rritje të emigrantëve, që kërkojnë azil. Që të hyjë në fuqi propozimi duhet të aprovohet nga Parlamenti Europian dhe të gjitha vendet anëtare. Gjithashtu do të rikthente edhe njëherë kushtet për të marrë një vizë për qytetarët nga ato vende, që kërkojnë viza për qytetarët e BE. "Ky është parimi i reciprocitetit. Kur qytetarët e një vendi të tretë përfitojnë nga sistemi i vizave të Bashkimit Europian, trajtimi i njëjtë duhet të jetë edhe për qytetarët e BE. Kjo është një nga pikat e rëndësishme të politikave të vizave të Bashkimit Europian”, thotë Agustin Diaz de Mera, deputet i Partisë Popullore Europiane. 

Si shembull parlamentari citoi Shtetet e Bashkuara, që kërkojnë viza për qytetarët e Bullgarisë, Qipros, Rumanisë dhe Polonisë, ndërkohë qytetarët e SHBA përfitojnë nga rregullat e levizjes së lirë në BE. Sidoqoftë propozimi është bërë për të tërhequr akoma më shumë vëmendien e dy vendeve dhe të rrisë kushtet për marrjen e një vizë për një periudhë kohore të pacakjuar, në mënyrë që të ndalohet fluksi i azilkërkuesve.

Në tetor Komisioni Europian u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të bllokojnë qytetarët, që kërkojnë azil, me argumentin se ata janë duke i zënë vendin atyre që kanë vërtet nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Sipas Komisioneres për Çështjet e Brendshme në Bashkimin Europian, Cecilia Malmstrom, abuzimi me sistemin e azilit është rritur me 75 %, që kur Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia përfituan nga lëvizja e lirë në zonën Shengen. Shumë nga azilkërkuesit janë pjesë e komunitetit Rom, që nuk janë të integruar si duhet në komunitetin, ku jetojnë dhe pretendojnë se nuk trajtohen mirë. Por poltikanë të BE argumentojnë se pjesa më e madhe e emigrantëve vijnë për shkaqe ekonomike.