1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: Vërshimet – Ligjet nuk janë zbatuar në Poloni

11 Gusht 2010

Në korrik Komisioni Evropian kritikoi Poloninë për shkak se qeveria në Varshavë nuk zbaton si duhet ligjet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen nga vërshimet.

https://p.dw.com/p/OhyE
Vërshime në Oder në kufirin Poloni-Gjermani
Vërshime në Oder në kufirin Poloni-GjermaniFotografi: picture alliance/dpa

Pas vërshimeve në trekëndëshin e vendeve Poloni, Çeki dhe Gjermani po diskutohet çështja nëse është i nevojshëm koordinimi më i mirë ndërkombëtar, apo drejtimi i një mbrojtjeje nga vërshimet përmes Bashkimit Evropian. Përgjigjja e Komisionit të BE -së në Brukselin e përgjumur të verës është: BE-ja e ka tashmë këtë koordinim. BE- ja vendosi në vitin 2007 direktivat për t' i ndihmuar shtetet anëtare në mbrojtjen nga vërshimet, në mënyrë që ato të përmirësonin gradualisht mbrojtjen prej përmbytjeve deri në vitin 2015.

Së shpejti një hartë e BE-së me identifikimin e zonave të rrezikuara nga vërshimet

Përgjegjës për mbrojtjen konkrete nga vërshimet, për ndërtimin e digave dhe të kanalizimeve janë vendet anëtare. Komisioni i BE-së do të grumbullojë deri në vitin 2011 hartat e vendeve anëtare, në të cilat do të identifikohen zonat e rrezikuara dhe zonat e përmbytjeve.

Përmbytje nga rritja e nivelit të ujit
Përmbytje nga rritja e nivelit të ujitFotografi: picture alliance/dpa

Polonia nuk ka bashkëvepruar mjaftueshmë në përpilimin e kësaj harte dhe të analizëas së detajuar. Për këtë arsye Komisioni i BE -së në korrik hapi procedurën ndaj Polonisë për shkeljeje të marrëveshjes.

Në qoftë se qeveria polake deri në mes të shtatorit nuk ofron dokumentet e kërkuara, Komisioni i BE-së do ta padisë vendin përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg. Por ky proces nuk ka të bëjë aspak me vërshimet në Vistula dhe Odër në maj dhe qershor si dhe me përmbytjet tani në Nais.

BE kontrollon ndihmat për vendet e prekura nga vërshimet

Direktiva e BE-së për mbrojtjen prej vërshimeve parashikon që deri në 2013 do të parashtrohen planet e  rrezikut dhe vlerësimet e rrezikut për zonat e mundshme të vërshimeve. Në 2015 do të hartohen planet e menaxhimit që do të tregojnë masat e mundshme kundër vërshimeve. Këto plane menaxhimi do të duhet pastaj të zbatohen në praktikë nga vendet anëtare.

Për këtë arsye, Komisioni i BE-së në Bruksel paraqet vetëm  superstrukturën teorike. Për mbrojtjen nga katastrofat nga ana praktike, sipas Traktatit të Lisbonës së BE-së janë përgjegjës shtetet në veçanti. BE-ja mund të krijojë  një bazë dhe qendër informacioni në Bruksel, për koordinimin e masave të ndihmës humanitare kur të prekura janë disa shtete të BE-së. Këtë BE-ja e ka bërë për shembull kur ranë zjarret e pyjeve në Greqi dhe në Spanjë.

Shpenzimet për përballimin e pasojave të vërshimeve duhet të mbulohen gjithashtu nga vendet anëtare. Madje këto vende p7r arësye të konkurrencës duhet të miratojnë edhe ndihmat shtesë për viktimat e përmbytjeve. Komisioni i BE-së madje po verifikon nëse ndihmat nga shteti kanë munguar pikërisht për t' u krijuar avantazhe sipërmarrjeve bujqësore kundrejt konkurrentëve në Evropë.

Komisioni i BE-së të hënën ( 09.08.10) vendosi që ndihmat polake për viktimat e përmbytjeve në maj dhe qershor janë në përputhje me rregullat e BE-së.  BE deklaroi zyrtarisht se vërshimet ishin një katastrofë natyrore dhe vetëm pas këtij konstatimi u lejuan ndihmat shtesë për fermerët dhe sektorin menaxhimit të pyjeve. Edhe ndihmat e komunikuara tani nga autoritetet polake dhe gjermane për përballimin e dëmeve aktuale do të kontrollohen nga Komisioni i BE-së.

Vërshime në Poloni
Vërshime në PoloniFotografi: AP

Një miliard euro në vit për vendet e prekura nga përmbytjet

Pas përmbytjeve shkatërruese përgjatë  lumenjve Odër dhe Danub në 2002, BE-ja krijoi një „fond solidariteti" evropian duke marrë nga vendet anëtare ndihma afatshkurtër për raste fatkeqësishë natyrore. Por fondin mund ta  përdorë një vend, vetëm në qoftë se dëmet janë mbi tre miliardë euro, ose 0,6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ndihmat janë kufizuar në një miliard euro në vit.

Federata  për Mbrojtjen e Mjeidist dhe të Natyrës në Gjermani (BUND) në maj kritikoi vendet, përgjat të cilave kalojn lumi Oder, Poloninë dhe Gjermaninë, se paratë e ndihmave të lëvruara pas përmbytjeve  shkatërruese në Oder në vitin 1997 janë përdorur kryeisht për ndërtimin e digave dhe të pritave. Zonat e rrafsheve dhe të përmbytjeve natyrore  nuk janë mbrojtur sa duhet apo, edhe më keq, mbi to vazhdon të ndërtohet. Në këtë drejtim nuk kanë ndryshuar asgjë as direktivat e BE-së. 

Autor: Bernd Riegert/ Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Elert Ajazaj