1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sanksione të reja kundër Sirisë

Christoph Hasselbach/Pandeli Pani26 Qershor 2012

Ministrat e Jashtëm e dënuan ashpër incidentin me avionin turk, por i bënë thirrje Turqisë që të tregohet e kujdesshme, sepse të gjithë janë të interesuar që situata të mos vazhdojë të përkeqësohet më tej.

https://p.dw.com/p/15LG9
ARCHIV - Der syrische Präsident Baschar al-Assad (Archivfoto vom 04.09.2008) ist nach eigenen Angaben bereit, auf den künftigen US-PräsidentenObama zuzugehen. «Die neue amerikanische Regierung muss sich ernsthaft im Friedensprozess engagieren. Wir sind zu jeder Form der Kooperation bereit», sagte Assad in einem Gespräch mit dem Nachrichtenmagazin «Der Spiegel». Damaskus würde «gern zur Stabilisierung der Region beitragen». EPA/YOUSSEF BADAWI +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Për herë të 16-të që nga shtypja e kryengritjes në Siri, BE-ja vendosi të hënën (25.06.2012) sanksione kundër qeverisë siriane. Në takimin e ministrave të Jashtëm u vendos që institucione të tëra qeveritare dhe shtetërore në Siri, duke përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të përfshihen në një listë të zezë. Megjithatë, rezoluta e re e BE-së për sanksionet duket e pafuqishme. Kush e ka emrin në listën e zezë tö BE-së, e cila tashmë është bërë mjaft e gjatë, nuk ka të drejtë të udhëtojë për në BE, atyre mund t'u ngrihen asetet dhe t'u vihen barriera tregtare. Megjithatë, rezoluta e re e BE-së për sanksionet duket e pafuqishme, sepse të gjitha masat deri tani nuk kanë pasur ndonjë ndikim në pakësimin e dhunës. Ndërkohë që evropianët janë kundër një ndërhyrjeje ushtarake, prej goditjes së një avioni luftarak turk prej Sirisë situata është bërë edhe më e komplikuar.

Turqia nuk duhet të provokohet

ARCHIV - Ein Kampfflugzeug vom Typ Phantom F4 der türkischen Luftwaffe landet am Donnerstag (24.06.2010) auf dem Fliegerhorst Lagerlechfeld (Schwaben) mit Bremsfallschirm. Das syrische Militär hat in der Nacht zum Samstag 23.06.2012 bestätigt, dass ein türkisches Kampfflugzeug vor der Küste über dem Meer abgeschossen wurde. Die Maschine sei mit hoher Geschwindigkeit und in niedriger Flughöhe in syrischen Luftraum eingedrungen, hieß es. Türkische und syrische Marineeinheiten suchten inzwischen gemeinsam nach den beiden vermissten Besatzungsmitgliedern des Jets vom veralteten Typ F4-Phantom. Foto: Stefan Puchner dpa/lby +++(c) dpa - Bildfunk+++
Avioni ushtarak turk Phantom F4Fotografi: picture-alliance/dpa

Ministrat e Jashtëm e dënuan në Luksemburg ashpër incidentin me avionin. Edhe pse rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje mund të "interpretohen në mënyrë të ndryshme", tha francezi Laurent Fabius duke aluduar me deklaratën rreth shkeljes së hapësirës ajrore të Sirisë, qëllimi i avionit është "i papranueshëm". Homologu i tij nga Luksemburgu Jean Asselborn tha: "Kjo është e mundur vetëm në një diktaturë." Ministri gjerman Guido Westerwelle tha se e shtëna qe "tërësisht disproporcionale" por i bëri thirrje Turqisë që të tregohet e kujdesshme, sepse të gjithë janë të interesuar që situata të mos vazhdojë të përkeqësohet më tej."

Shpresa se Moska do të ndryshojë qëndrim

Edhe pse NATO mblidhet të martën (26.06.2012) me kërkesë të Turqisë në një takim urgjent nga deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, mund të konkludojmë që tani se NATO nuk e konsideron këtë rast si rast për mbrojtjen e aleancës. Edhe disa prej ministrave të Jashtëm të BE u shprehën në këtë mënyrë si p.sh. holandezi Uri Rosenthal, vendi i të cilit është gjithashtu një anëtar i NATO-s. "Ne nuk jemi për ndërhyrje Ne vazhdojmë të mbështesim planin e Ananit dhe vazhdojmë të jemi për një tranzicion politik në Siri." Homologu i tij austriak Michael Spindelegger shpreson se Rusia, e cila ka mbështetur deri tani regjimin sirian dhe penguar kështu shumë përpjekje diplomatike për t'i dhënë fund shtypjes, do të ndryshojë qëndrim. Qëllimin e avionit turk Spindelegger e shikon si një nga disa ngjarje që tregojnë se "çfarë mund të ndodhë në rast se kësaj çështjeje nuk i jepet fund". "Unë shpresoj shumë se edhe Rusia është e gatshme për bisedime" - tha ministri i Jashtëm austriak Michael Spindelegger.