1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE vendos sanksione kundër Ukrainës

dpa/afp/dw20 Shkurt 2014

Shkalla e zbatimit të sanksioneve të BE-së do të varet prej zhvillimeve të mëtejshme në Ukrainë.

https://p.dw.com/p/1BD2c
Fotografi: picture alliance / AP Photo

Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën sot (20.02) për shkak të dhunës në Ukrainë sanksione. Sanksionet drejtohen në mënyrë specifike kundër qeverisë së vendit dhe atyre që janë përgjegjës për dhunën. Sipas diplomatëve atyre do t'u ndalohet hyrja në vendet e BE-së dhe do t'u ngrihen llogaritë bankare. Por siç thanë diplomatët e BE-së ndonjë listë me emrat e personave që mund të preken nga sanksionet nuk është përpiluar ende. "Shkalla e zbatimit" të sanksioneve të BE-së do të varet prej zhvillimeve të mëtejshme në Ukrainë dhe do të vendoset nën dritën e zhvillimeve në terren, tha ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt përmes Twitter-it.

Ministrat nuk arritën të bien dakord për një embargo armësh. Megjithatë ata ndaluan furnizimin me të gjitha mallrat dhe pajisjet që mund të përdoren për të shtypur demonstratat.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (SPD) dhe kolegët e tij nga Franca dhe Polonia, Laurent Fabius dhe Radosllav Sikorski, vazhojnë të qëndrojnë në Ukrainë për të negociuar me qeverinë dhe opozitën.