1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beckenbauer - Persona non grata në Botëror

Stefan Nestler15 Qershor 2014

Kupa e Botës në Brazil pa Franz Beckenbauerin? FIFA e ka bllokuar për 90 ditë ish-anëtarin e saj ekzekutiv.

https://p.dw.com/p/1CIg3
Fotografi: Getty Images

"Franz Beckenbauer nuk lejohet të marrë pjesë në asnjë aktivitet futbolli. Kjo përfshin edhe gjëra të tilla, si ftesa për të ndjekur ndeshje futbolli apo vizitë private të çdo lloj pritjeje," tha Alan Sullivan, zëvendësshef i Komitetit të Etikës të FIFA-s. Komisioni e ka bllokuar për 90 ditë ish-anëtarin ekzekutiv të FIFA-s Franz Beckenbauer. Ai akuzohet se nuk i është përgjigjur një pyetsori të dërguar nga Komiteti i Etikës në lidhje me procesin për vendimin që Botërori 2018 të zhvillohet në Rusi dhe ai 2022 në Katar.

Udhëtimi për në Brazil ende i hapur

FIFA e kundërshtoi versionin e Beckenbauer-it se ai kishte kërkuar një përkthim të pyetjeve nga anglishtja në gjermanisht, por kjo nuk është bërë. 68-vjeçarit i janë kërkuar në mënyrë të përsëritur informacione, njofton FIFA, gjë që mund ta bënte ose "në një intervistë personale ose duke iu përgjigjur pyetjeve me shkrim, që janë bërë në anglisht dhe gjermanisht.

WM 2014 Gruppe C 1. Spieltag Kolumbien Griechenland
Fotografi: Reuters

Beckenbauer dëshiron të presë zhvillimet e ditëve të ardhshme, para se ai të vendosë përfundimisht nëse do të shkojë për Kupën e Botës në Brazil apo jo, ta këshilltari i tij Marcus Hoefl. Vetë Beckenbaueri kishte thënë më parë në një intervistë me gazetën "Bild-Zeitung", se ai nuk ka ndërmend të udhëtojë për Kupën e Botës në Brazil. "Unë mendoj se nuk jam më i mirëpritur tek FIFA"

Zwanziger refuzon dorëheqjen

Ndërkohë Federata Gjermane e Futbollit (DFB) i ka prishur marrëdhëniet me ish-presidentin e saj Theo Zwanziger dhe i bëri thirrje që të heqë dorë nga posti i anëtarit në komitetin ekzekutiv të FIFA-s. Presidiumi i DFB-së e akuzon 69-vjeçarin se ai nuk i përfaqëson "më në mënyrë të përshtatshme interesat e futbollit gjerman" në FIFA. Zwanziger vë motivet personale mbi interesat e futbollit dhe në këtë mënyrë i shkakton dëme të vazhdueshme Federatës Gjermane të Futbollit. Zwanziger i hodhi poshtë këto kritika dhe nuk pranon të japë dorëheqjen.