1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beckstein dëshmitar në komisionin hetimor për NSU-në

Autor: Marcel Fürstenau/Angjelina Verbica25 Maj 2012

Ish ministri i Brendshëm bavarez mohon të ketë influencuar hetimet mbi serinë e vrasjeve nga neonazistët. A ka qenë i shqetësuar politikani i CSU-së për imazhin e Gjermanisë jashtë vendit?

https://p.dw.com/p/151xn
Günther Beckstein
Günther BecksteinFotografi: dapd

Në fund të janarit 2012 në parlamentin gjerman u krijua një komision hetimor për hetimin e vrasjeve me motive ksenofobe të nëntë emigrantëve dhe të një policeje në periudhën nga viti 2000 deri në 2007. Disa pika referimi kishin rënë në sy që më parë dhe u konfirmuan nga marrja në pyetje e shumë dëshmitarëve: Autoritetet e sigurisë kanë dështuar në të gjithë spektrin. Një përzierje prej konkurrencës për kompetencat dhe e paaftësisë ka favorizuar në bazë të akteve, që sfondi i vertetë të mbetet për vite me rradhë në errësirë. Vetëm që nga nëntori i vitit të kaluar dihet se grupi terrorist i vetëquajtur "ilegaliteti nacionalsocialist" (NSU), është përgjegjës për to.


Një pyetje u krijon deputetëve kokëçarje që nga fillimi: Pse u përjashtua pak a shumë mundësia e një sfondi të djathë ekstremist, ndonëse që heret ka patur shenja për të? Në Bavari, ku janë kryer pesë nga dhjetë vrasjet, një ekspert i Komisionit të posaçem (Soko) "Bosforus" i kishte konsideruar të mundshme motivet neonaziste. Megjithatë ish ministri i Brendshëm bavarez, Guenther Beckstein, duhet të ketë porositur që ky supozim të mos tematizohet publikisht, për të mos shkaktuar shqetësim në mjedisin turk. Shënimi përkatës është bërë nga ish kryetari i Soko "Bosforus", Wolfgang Geier.

Frikë nga dëmtimi i imazhit gjatë kampionatit botëror?
Politikanja e të Majtëve në komisionin hetimor për NSU dhe nënkryetare e Bundestagut, Petra Pau, e konsideron të mundshëm ndikimin e politikës në hetimet e vitit 2006. Në atë kohë Gjermania organizoi kampionatin botëror të futbollit nën moton "Bota e ftuar tek miqtë". Një seri vrasjesh të mistershme të njerëzve me rrënjë të huaja, pas të cilave fshihen nazistë, do të kishte prishur imazhin në atë moment, supozon Pau.

"Bota e ftuar tek miqtë". Para portës së Brandenburgut në Berlin 2006.
"Bota e ftuar tek miqtë". Para portës së Brandenburgut në Berlin 2006.Fotografi: AP

Deputetja e parlamentit në Berlin kujton në këtë kontekst diskutimet e bëra në pranverën e vitit 2006 rreth të ashtuquajturave "no-go-aeras" në Gjermaninë Lindore. Autoritetet amerikane kishin porositur sidomos turistët me ngjyrë të errët lëkure të mos shkonin në këtë pjesë të vendit. Të njëjtën gjë bëri para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit, ish zëdhënësi i qeverisë Uwe-Karsten Heye, në funksionin e tij si kryetar i shoqatës: "Trego fytyrën tënde - Për një Gjermani kozmopolite." Paralajmërimi i Heyes shkaktoi një debat kontrovers në lidhje me shkallën e ksenofobisë në lindje të Gjermanisë.

Uwe-Karsten Heye, paralajmëronte nga "no-go-aeras" në Gjermaninë Lindore
Uwe-Karsten Heye, paralajmëronte nga "no-go-aeras" në Gjermaninë LindoreFotografi: picture-alliance/dpa

Zyra federale e kriminalistikës u la jashtë

Ndeshja hapëse e kampionatit u zhvillua në kryeqytetin bavarez, Mynih, që ndodhet në jug të republikës. Ministri i atëhershëm i Brendshëm bavarez Beckstein, i cili të enjten (24.05.2012) pyetet si dëshmitar në komisionin hetimore të NSU-së, ka mohuar tashmë çdo ndikim politik mbi hetimet. Në një intervistë me "Straubinger Tageblatt" dhe "Landshuter Zeitung" politikani kristian social (CSU) tha, se as ai dhe as policia bavareze nuk kanë "gjë për të fshehur." Beckstein iu referua kështu akuzës, se ka penguar përfshirjen e zyrës federale të kriminalistikës (BKA) në këtë çështje. 68-vjeçari theksoi, se seria e vrasjeve "e ka lënduar atë personalisht më së shumti" nga të gjitha rastet e kriminalitetit gjatë mandatit të tij. Vrasja e parë ka ndodhur jo më larg se një kilometër nga shtëpia e tij në Nuremberg. Te luleshitësi Enver Shimshek ai kishte blerë shpesh lule, tha Beckstein në një intervistë për gazetën.

Wolfgang Schäuble mund të ishte dëshmitari i ardhshëm

Anëtarët e komisionit të NSU-së duan ta zgjidhin, nëse në hetimet për serinë e vrasjeve me të vertetë nuk ka asnjë dëshmi për sfera të djathta ekstreme, siç thotë Beckstein. Përveç përgjegjësisë së forcave të sigurisë ata shqyrtojnë edhe përgjegjësinë në politikë. Prandaj një tjetër emër mund të shfaqet së shpejti në listën e dëshmitarëve: Wolfgang Schäuble. Ministri aktual i Financave në vitin 2006 ka qenë ministër i Punëve të Brendshme. Në këtë funksion ai ka marrë pjesë në takimet e rregullta të homologëve të tij, ministrave të brendshëm të 16 landeve. Kështu sipas vlerësimeve të politikanes socialdemokratike në komision, Eva Högl, duhet të ketë dështuar prirja që hetimet për serinë e vrasjeve t'i kaloheshin direkt zyrës federale të kriminalistikës. Përgjegjësinë politike për BKA e ka ministri i Brendshëm federal.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang SchäubleFotografi: picture-alliance/dpa