1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlini kundër Brukselit: Nis punimet samiti i BE-së

dpa/Lindita Arapi28 Qershor 2012

Në Bruksel filloi punimet samiti dyditor i Bashkimit Evropian, me rëndësi shumë të madhe për shpëtimin e euros. Kancelarja Merkel ka dalë kundër partnerëve evropianë.

https://p.dw.com/p/15MRJ
Angela Merkel
Fotografi: dapd

Kriza e borxheve në Europë po merr tone gjithnjë e më shumë dramatike, ndërsa pozicionet mes krerëve të shteteve europiane mbeten ende larg afrimit. Para samitit të Bashkimit Europian në Bruksel, kancelarja gjermane, Angela Merkel me një deklaratë qeveritare në Bundestag ritheksoi edhe një herë pozicionin gjerman kundër eurobondeve. Ky kundërshtim i kancelares Merkel është edhe "jo"-ja gjermane për kolektivizimin e borxheve.

Merkel: "Të fusësh detyrimisht me ndikim politik norma të përbashkëta interesi përmes eurobondeve, në një kohë kur ato nuk kanë pasur ndikim pozitiv në tregjet , kjo do të thotë të përsërisësh një gabim të vjetër dhe të mos nxjerrësh mësime nga përvoja."

Eurbondet ka vlerësuar Merkel janë jo vetëm antikushtetuese për Gjermaninë, por edhe instrumenta të gabuara nga ana ekonomike. Merkel kërkon më shumë Europë, pra një përkryerje të unionit monetar në një union politik, ku Bashkimi Europian të ketë më shumë të drejta ndërhyrjeje në buxhetet kombëtare në raste të shkeljeve të rregulloreve të përbashkëta.

Merkel kundër BE-së

Me këtë qëndrim, Merkel del hapur kundër pozicionit të presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Herman van Rompuy për kapërcimin e krizës, i cili ka paraqitur një plan antikrizë si platformë diskutimi për ditët e samitit. Në BE flitet shumë për obligime të përbashkëta, por shumë pak për kontrolle dhe reforma, tha Merkel. Për të, në planin antikrizë të përpiluar nga kryetari i eurogrupit, Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, nuk janë në proporcionin e duhur obligimet dhe kontrolli. Obligimet dhe kontrolli qëndrojnë në plan të dytë, sipas Merkelit.

Italian Prime Minister Mario Monti, left, shakes hands with European Council President Herman Van Rompuy during a meeting prior to an EU Summit in Brussels on Thursday, June 28, 2012. EU leaders meet for a crucial two-day EU Summit amid growing concerns over the financial health of Greece, Spain and Italy. (Foto:Virginia Mayo/AP/dapd)
Mario Monti dhe Herman Van RompuyFotografi: AP

Merkel: "Kontrolli dhe obligimi nuk duhet të qëndrojnë në disproporcion me njëri-tjetrin. Kontrolli dhe obligimi duhet të ecin krah njëri-tjetrit. Obligime të përbashkëta mund të ketë vetëm atëherë, kur është siguruar siç duhet edhe mekanizmi i kontrollit."

Në planin e krerëve evropianë kërkohet më shumë dorëzim pushteti në Bruksel nga ana e qeverive dhe parlamenteve të BE-së. "Më shumë se kurrë më parë ky samit duhet të tregojë në mënyrë konkrete dhe të qartë se po bëjmë gjithçka për të gjetur një zgjidhje për krizën" thuhet në plan.

Francë-Gjermani: Një duet i ri Merollandes?

Para samitit Merkel qëndroi të mërkurën (27.06) për dy orë edhe në Paris në një takim të parë në kryeqytetin francez me presidentin e ri socialist, Fransua Hollandes. Që nga fundi i fushatës elektorale në Francë dhe fitoren e thellë të socialistëve vihen re më shumë shenja afrimi me Berlinit dhe Parisit. Takimi në Pallatin Elysees për përgatitjen e samitit të së Enjtes dhe së Premtes është një sinjal i qartë për vazhdimin e aksit Francë-Gjermani në Europë. "Pierre Moscovici, ministri francez i Financave është shprehur për radion franceze: "Ne duam të punojmë me Gjermaninë. Ne jemi në një fazë mjaft aktive të përgatitjes së samitit të BE-së, sepse ne duam reforma të thella strukturore si edhe të vendosim gurin për një Europë të ndërgjegjshme."

French President Francois Hollande (R) welcomes German Chancellor Angela Merkel at the Elysee Palace in Paris, June 27, 2012. REUTERS/Philippe Wojazer (FRANCE - Tags: POLITICS)
Angela Merkel dhe Francois HollandeFotografi: Reuters

Samiti i BE-së filloi të enjten (28.06) me një debat për planin buxhetor për vitet 2014-2020, i cili pritet të jetë tejet i ashpër. Po të enjten pritet të miratohet edhe pakti për rritjen ekonomike në vlerë prej 130 miliardë eurosh, i iniciuar nga një minisamit i mëparshëm mes Merkelit, Hollandes, Mario Montit dhe kryeministrit spanjoll, Rajoy. Sipas diplomatëve të Brukselit, në samit do të bëhet fjalë edhe për masa afatshkurtra për sigurimin e eurozonës, duke lehtësuar presionin e tregjeve të kapitalit ndaj Italisë dhe Spanjës.