1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlini në pritje të përfundimeve të referendumit grek

Sabine Kinkartz5 Korrik 2015

Kancelarja Merkel i është kthyer qëndrimit të ashpër në lidhje me Greqinë: ndihma vetëm kundrejt reformave.

https://p.dw.com/p/1Fsr1
Fotografi: Getty Images/AFP/E. Dunand

Deri nga fillimi i qershorit për kancelaren gjermane Angela Merkel, vlente për Greqinë akoma motoja: "Ku ka vullnet, ka një mënyrë". Ajo donte të ishte një evropiane e mirë dhe si kryeministja e ekonomisë më të madhe në BE, ta mbante të bashkuar eurozonën. Prandaj më 1 qershor ajo priti në mbrëmje vonë shefen e FMN-së Christine Lagarde dhe presidentin e BQE-së Mario Draghi. Kancelarja i kishte thirrur në Berlin - natyrisht - për të folur në lidhje me Greqinë. Ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble, Angela Merkel nuk kishte thënë asgjë. Atij nuk i pëlqeu kjo gjë, sikurse u mor vesh më pas. Por ai heshti, sepse është njeri besnik.

Schäuble vetëm mund të kishte prishur punë atë natë. Duke gjykuar nga ajo që kancelarja ende shpresonte të arrite, pikëpamja e Schäuble-s për fatkeqësinë greke ishte shumë pesimiste. Realiste, do të thoshte ai tani prerazi, dhe në retrospektivë ai ka madje të drejtë.

Merkel dhe çështja e fajit

Por ajo gjithashtu nuk dëshironin sidomos që të mos e fajësonin për dështimin e negociatave me Greqinë. Edhe pse qeveria gjermane kishte theksuar në muajt e fundit në mënyrë të përsëritur se nuk vendos Gjermania, por treshja e përbërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian, nëse angazhimet për reformoa të Athinës do të mjaftojë, askush nuk ia besonte Merkelit se ajo do të dilte në plan të dytë, në Athinë jo se jo. Përkundrazi ideja për ta kombinuar ndihmën financiare me kërkesat e ashpra për reformave, është konsideruar gjithmonë si ide gjermane.

Pictureteaser Eurokrise Greichenland
Fotografi: picture-alliance/dpa, Fotolia, Bildmontage

Kështu Merkelit i duhej të qëndronte në fokus dhe për këtë arsye ajo u tregua edhe e gatshme për të marrë mjaft gjëra përsipër. Edhe brenda vendit. Partia e Majtë e akuzoi për kurs shumë të ashpër, nga radhët e kristiandemokratëve kishte kritika që ajo ishte shumë e butë. Hendeku mes lideres së partisë CDU dhe grupit të saj parlamentar nga fundi nuk mund të mos vihej më re. Në retrospektivë do të kishte qenë mjaft interesante për të parë se si do të kishte reaguar CDU/CSU nëse qeveria greke do të kishte rënë dakord për kompromis. Në sytë e CDU dhe CSU, koncesionet e kreditorëve me siguri do të kishte qenë një kompromis shumë i keqe, për të cilat me siguri do të kishte mosmarrëveshje dhe polemika të mëdha.

Mësalla është shkurtuar

Nga kjo pikëpamje Merkelit duhet t'i shkojë për shtat që qeveria greke i anuloi negociatat në minutën e fundit dhe për këtë arsye nuk qe e nevojshme të merrej vendim në Bundestag. Fajin tani e ka Athina. Dhe Merkeli ka mundësinë për të rregulluar përsëri marrëdhëniet me partinë e saj. Sa e nevojshme është kjo u bë e qartë gjatë festës për ditëlindjen e CDU-së ku grupi parlamentar i CDU-së e lavdëroi ministrin e Financave Schäuble për qëndrimin e tij të ashpër ndaj Athinës. Dhe ky nuk e fshehu faktin se mësalla mes tij dhe të qeverisë në Athinë është prerë.

Tani varet shumë prej votës së referendumit grek. Në rast se grekët e hedhin poshtë programin e ndihmave që lidhet me reformat, Merkeli nuk do të ketë nevojë të flasë më për nevojat e brendshme politike dhe domosdoshmëritë në politikën e jashtme. Por në rend të diskutimeve do të jenë dëmet ekonomike që do t'i shkaktojë falimentimi grek Evropës. Dhe për dëm bashkëpërgjegjëse është edhe Merkeli.

Sërish e gjitha nga fillimi?

Në rast se grekët thonë po, është vendimtar fakti nëse qeveria e Aleksis Cipras do të japë dorëheqjen. Me të nuk do të negociojë vetëm ministri Wolfgang Schäuble. Me partnerët e rinj do të duhej të përgatitej një paketë e re ndihmash dhe për këtë duhet të vendosë parlamenti. Pra Angela Merkel do të ketë nevojë nevojë më tepër se sa sot që partia e saj ta mbështesë.

Spektri i saj i veprimit do të jetë më i ngushtë se sa tani. Këtë Merkeli e di dhe prandaj ajo po i kthehet qëndrimit të ashpër. Ajo thotë që në bisedime duhet të jetë patjetër pjesëtare FMN-ja e njohur për qëndrimin e saj strikt. Po ashtu ajo kërkon që vendet e Eurogrupit të kujtohen që janë një bashkësi të drejtash dhe përgjegjësish.

Tani nuk bëhet më fjalë për një rrugë që e gjen gjithkush, në rast se ka vullnetin përkatës. Tani flitet sërish për Evropën dhe euron. Vetëm se në një variant të ri. Euroja është tani bashkësia e të drejtave dhe e përgjegjësive. Në rast se dështon pra euroja, dështon dhe Evropa. CDU/CSU-ja duhet ta ketë dëgjuar mirë këtë, sepse kjo do të thotë që Merkeli mund ta mbajë derën hapur për Greqinë, vetëm në rast se në Athinë është në pushtet dikush që respekton këtë rregull. Në të kundërt kancelarja duhet ta mbyllë derën.