1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berluskoni apo Veltroni ?

Jörg Seisselberg / Rom (BR) 14 Prill 2008

Duket sikur mbreti i mediave Silvio Berluskoni ka shanse të mira për t´i fituar zgjedhjet në Itali. Por votimet do të zgjasin edhe edhe gjatë ditës së sotme deri në orën 15. Rrezultatet finale do të publikohen nesër.

https://p.dw.com/p/DhNg
71 vjeçari Silvio Berlusconi jep votën në Milano, 13 prill 2008
71 vjeçari Silvio Berlusconi jep votën në Milano, 13 prill 2008Fotografi: picture-alliance/dpa

Italianë, kështu paralajmërimet e ministrit të brendshëm italian Giuliano Amato, llogarisni me një natë të gjatë zgjedhore. Saktësia është më e rëndësishme se koha, dhe kjo saktësi ka çmimin e vet: "Ka mundësi që rezultatet finale nga disa zyra votimesh, do të vijnë më vonë se të tjerat."

Idhtarë të politikës së majtë në Romë 11 prill, 2008
Idhtarë të politikës së majtë në Romë 11 prill, 2008Fotografi: AP

Duket sikur këtë rradhë procesi i numërimit të votave do të zgjasë disa kohë. Fundja kandidatët janë të dy figura të forta politike dhe nuk është e thënë se Berluskoni do t´i fitojë zgjedhjet, ndoënse në fillim të tyre multimiliarderi Berluskoni kishte 10% më shumë vota se kontrahenti i tij Veltroni.

Por tani Berluskoni po reagon nervoz. Ai filloi një zënkë të kotë punlike për disa fletëvotimi dhe kritikoi yllin e futbollit Totti për mbështetjen që i jep Veltronit.

Walter Veltroni duke dhënë votën
Walter Veltroni duke dhënë votënFotografi: AP

Italianët kanë kohë deri sot në orën 15, që të japin votat e tyre. Menjëherë pas mbylljes së zyrave zgjedhore, kanali televiziv shtetëror RAI do të publikojë prognozat e para. Deri të dielën në mbrëmje votuan mbi 62% e italianëve me të drejtë vote.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë rradhë italianët duhet të dorëzojnë celularët përpara se të votojnë. Kështu do të evitohet mundësia e fotografimit të fletëve të votimit, shpjegon drejtoresha e një qendre votimi: "Ne mund t´u lutemi njerëzve që të dorëzojnë celularët përpara se të votojnë, por nuk mund t´i kontrollojmë. Në rast dyshimi duhet të marrim policinë në ndihmë. Ne mbledhim celularët dhe sende të tjera me të cilat mund të fotografohet dhe pasi kanë votuar, ua kthejmë mbrapsht."