1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Besimi ndaj Ukrainës nuk është i pafund

Bernd Johann3 Prill 2015

Ktitikat e forta të Këshillit të Evropës hedhin hije mbi vizitën e kryeministrit ukrainas Arseni Jazenjuk në Berlin.

https://p.dw.com/p/1F2Eb
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

Kush është përgjegjës për të vrarët në Kiev? Më shumë se një vit ka kaluar që nga kasaphana në Maidan. Mbi 100 vetë vdiqën në atë kohë, kur në kryeqytetin ukrainas u përshkallëzua dhuna. Deri tani, krimet nuk janë sqaruar. Raporti i një grupi ekspertësh të Këshillit të Evropës kritikoi tani me të drejtë me tone të mprehta, se autoritetet në Ukrain i kanë bllokuar hetimet. Informacioni duhet të shmanget. Me sa duket edhe sepse anëtarë të forcave të sigurisë të përfshira në dhunën në Kiev nevojiten për luftën në lindje të vendit dhe për këtë arsye i mbulojnë.

Ukraina duhet të zbatojë vlerat evropiane

Ky gjykim shkatërrues lëshoi hije edhe ndaj vizitës së kryeministrit Arsenij Jatsenjuk në Berlin. Kryeministri ukrainas premtoi sqarimin e këtij problemi. Por ministrat e tij kishin prej muajsh kohë për këtë gjë. Nuk është çudi që Kiev tani kritikohet. Sqarimi i krimeve në Maidan nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë për viktimat dhe për të ndëshkuar autorët e krimit. Ky lidhet me çështjen nëse Ukraina zbaton vlerat evropiane si p.sh. sundimi i ligjit.

Bernd Johann
Bernd JohannFotografi: DW/P. Henriksen

Kjo është nuk është detyrë e lehtë për një vend që është në luftë dhe i duhet të reformojë nga e para një sistem politik të korruptuar prej vitesh. Evropa është ende e gatshme për ta ndihmuar Ukrainën. Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi më shumë mbështetje gjatë vizitës së Jatsenjukut - sidomos ndihma ekonomike dhe financiare, sepse ajo e di se vendi gjendet si kurrë më parë në rrezik. Për shkak të luftës. Por edhe sepse klikat e vjetra dhe pushteti i oligarkëve në Ukrainë ende nuk janë thyer.

Pa armëpushim s'ka stabilizim

Përveç kësaj: Rusia, i ka marrë Ukrainës jo vetëm Krimenë, por e ka detyruar gjithashtu të nisë një luftë e cila ka marrë mijëra jetë dhe e ka shkatërruar një pjesë të vendit. Rindërtimi mund të arrihet vetëm me shumë përpjekje.Parakusht është që të mbajë armëpushimi i Minskut.

Kryeministri ukrainas u shpreh në Berlin skeptik në lidhje me shanset e kësaj marrëveshjeje. Për këtë është e shqetësuar edhe Gjermania. Sepse tanket dhe raketat ruse janë ende në Ukrainë. Ende ekziston rreziku i një sulmi të rebelëve me mbështetje nga Rusia ndaj qytetit port të Mariupolit në Ukrainë. Armëpushimi është shkelur në mënyrë të përsëritur.

Edhe Moska e pengon sqarimin e krimeve të Maidanit

Aneksimi i Krimesë dhe lufta në Donbas ishte përgjigja e Kremlinit për dëshirën e ukrainasve për një jetë më të mirë. Qindra e mijëra syresh dolën në mënyrë paqësore në rrugë. Por në fund vdiqën njerëz –shumica u vranë nga plumbat e snajperëve që gjuajtën në turmë nga pritat.

Këto krime duhen sqaruar. Shumë persona përgjegjës – ish-presidenti Viktor Janukoviç dhe ministri i tij i Brendshëm - kanë ikur në Rusi, sikurse dhe anëtarë të forcave speciale, që ushtruan dhunë kundër protestuesve. Jacenjuk ka të drejtë kur kritikon edhe rolin e Rusisë. Dëshmitarë të rëndësishëm dhe ndoshta edhe autorë të mundshëm të krimeve janë fshehur në Rusi. Deri tani Moska e pengon për këtë zbulimin e krimeve. Por edhe Kievi duhet të luajë rolin e tij. Përndryshe ai vë në lojë besimin e partnerëve të tijj në Perëndim.