1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110511 Grenzüberschreitende Warensendungen

12 Maj 2011

Porositë e blerjeve në internet në faqet e huaja të internetit janë rritur në mënyrë drastike. Kjo do të thotë: konsumatorët gjermanë porositin gjithnjë e më tepër te ofruesit në botën e jashtme.

https://p.dw.com/p/11E6Z
Ndërtesa e administratës së Deutsche Post në Bon
Ndërtesa e administratës së Deutsche Post në BonFotografi: Picture alliance/Bildagentur-online/MMI-KPA

Gjithnjë e më shumë njerëz blejnë në internet. Edhe konsumatorët gjermanë po i kapërcejnë gradualisht rezervat e tyre. Për këtë ata i mbështet edhe Deutsche Post DHL, për shembull kur bëhet fjalë për dërgime mallrash përtej kufijve.

DVD, CD, libra, veshje, kompjutera, kozmetikë ose mobilje për oborrin- lista e mallrave, të cilat porositen sot në internet mund të vazhdohet si të duash. Biznesi i së ardhmes quhet: tregtia në internet. Dhe kjo tregti po rritet me ritme të shpejta. Nga kjo përfitojnë edhe sipërmarrjet logjistike, para së gjithash Deutsche Post DHL.

NO FLASH Deutsche Post baut Dominanz auf Briefmarkt aus
Deutsche Post dominon me pullatFotografi: picture alliance/dpa

"Vitin e fundit ne transportuam rreth 800 milionë pako. Kjo është e barabartë me 2,7 tonë në ditë. Natyrisht, pak para Krishtlindjeve ne kemi një fazë shumë të fortë pune, kur ne transportojmë mbi dyfishin e punës që bëjmë në ditët e zakonshme. Dimrin e kaluar ne kishim ditë, kur dërguam 5,5 milionë pako." ...thotë Andrej Busch.

Ai është menaxher i DHL Paket Deutschland. Pas uljes së fortë të vëllimit të punës në biznesin klasik të dërgimit të letrave, interneti është kthyer në nxitës të biznesit me pakot: "Interesante është edhe që në vendimin për të blerë, interneti edhe në blerjet normale në dyqan luan një rol të madh. Kur dikush shkon në qendër të qytetit dhe blen në dyqan një aparat fotografik ose një televizor - më parë ai është informuar në internet. Ai ka krahasuar aty çmime. Interneti luan për konsumin një rol shumë të rëndësishëm- që prej informimit deri në blerje, pra deri në transaksionin final".

Në Evropë, për konsumatorët shpesh ia vlen që të vizitojnë faqet e internetit të vendeve fqinje. Sepse, ose produktet nuk gjenden tek tregtarët vendas - ose janë aty më të shtrenjta. Por janë pikërisht gjermanët që vazhdojnë të kenë rezerva për të blerë në internet tek ofrues të huaj. A ka garanci dhe të drejtë kthimi, si në Gjermani? Ajo që të ndihmon në një situatë të tillë është informimi para blerjes.

Deutsche Post AG DHL Kinë
Deutsche Post AG DHL KinëFotografi: Deutsche Post AG

Por çfarë ndodh kur pakoja përmban jo mallin e duhur? Për këtë Posta është përgatitur dhe mban të gatshme zgjidhje. Posta Gjermane bashkëpunon me shoqëri postare në më shumë se dhjetë vende të Evropës- do të pasojnë edhe shoqëri postare jashtë Evropës, thotë Andrej Busch: "Një italian porosit një mall në Gjermani, ai dërgohet në Itali dhe është malli i gabuar. Atëherë ai shkon në faqen e internetit të ofruesit të mallit dhe shtyp një etiketë të postës italiane dhe ka kështu mundësi që ta dorëzojë mallin në Itali, drejtpërdrejt tek zyra më e afërt postare."

Andrej Busch, Ai është menaxher i DHL Paket Deutschland.
Andrej Busch është menaxher i DHL Paket DeutschlandFotografi: DHL

Për t'ua mundësuar klientëve gjermanë ofrimin dhe dërgimin e mallrave 24 orë në ditë, sipërmarrja me qendër në Bonn ka ngritur në të gjithë Gjermaninë më shumë se 2500 stacione paketimi. Këta janë sportele gjysëmautomatike vetëshërbimi. Por megjithatë - asgjë nuk bëhet pa një ekip të fortë, ku bëjnë pjesë edhe dërguesit e shumtë të paketave.

DHL Paket është sipërmarrja postare numër një në Gjermani dhe zotëron rreth 40% të tregut, para sipërmarrjes DPD, Deutscher Paketendienst dhe para sipërmarrjes Hermes.

Autor: Monika Lohmüller/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama