1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

220709 EU Milchmarkt

23 Korrik 2009

Situata në tregun e qumështit në BE është dramatike. Çmimi e qumështit ka rënë shumë. Komisioni i BE-së paraqiti me 22.7. një analizë të tregut të qumështit.

https://p.dw.com/p/Ivl5
Fshatari përfiton shumë më pak nga shitja e një litri qumështFotografi: AP

Çmimet e qumështit po bien në mënyrë dramatike në Evropë, gjë që i shqetëson shumë fshatarët. Të mërkurën (22.7.) Komisioni i BE-së paraqiti një analizë të tregut të qumështit. Në bazë të saj ai do ta zgjerojë kuotën, pra kufizimin e prodhimit të qumështit, siç ishte planifikuar. Shumë fshatarë evropianë kanë kërkuar uljen e kuotës me pesë përqind. Komisarja e BE-së për çështjet agrare, Mariann Fischer Boel, problemin kryesor e sheh më fort në rënien e kërkesës.

„Do të doja, të kisha një shkop magjik, por nuk kam." thotë me keqardhje komisarja e BE-së për çështjet agrare Mariann Fischer Boel dhe kështu edhe të mërkurën ajo nuk mundi t'u japë shpresë fshatarëve evropianë se do ta zgjidhë shpejt krizën në tregun e qumështit. Në vjeshtën e 2007-ës çmimi për një litër qumësht ishte ende 40 cent, tani ai është mesatarisht 24 cent, këtë e ka llogaritur komisioni në raportin e tij. Dhe kjo e mbush me shqetësim zonjën Fischer Boel, bashkëshorten e një bujku nga Danimarka.."

Agrar Milch Protest
Një pllakatë e fshatarëve protestuesFotografi: AP

"Eshtë e dukshme, që blegtorët tanë tani vuajnë. Bëhet fjalë për njerëz të vertetë dhe jo për statistika në një copë letër

BE nuk plotëson kërkesat e fshatarëve protestues

Por me gjithë keqardhjen Fisher Boel edhe të mërkurën (22.07) nuk e plotësoi kërkesën e shumë fshatarëve për të ulur kuotën e qumështit. Kuota u vendos në vitet 80-të për të penguar superprodhimin dhe për të kufizuar sasinë e qumështit të prodhuar në Evropë. Kur kërkesa për qumësht në vitet e fundit filloi të ngrihej në mbarë botën, ministrat e bujqësisë të BE-së vendosën ta rrisin gradualisht kuotën për ta hequr përfundimisht atë në vitin 2015. Për shkak të çmimeve shumë të ulëta blegtorët në gjithë Evropën kërkojnë ta mbajnë kuotën dhe ta ulin atë. Por komisarja nuk konsideron rritjen e kuotës, por rënien e kërkesës si shkak që çmimi ka rënë kaq fort. Fischer Boel propozon, marrjen e masave.

28.02.2009 DW-TV Repoter Milch 1
Prodhimi në masë shkakton uljen e çmimitFotografi: DW-TV

"Kur një fshatar e ka kapërcyer kuotën e tij personale, duhet të paguajë taksë për kapërcimin e saj. Edhe atëherë kur kuota e vendit të tij nuk është kapërcyer ende.."

Ky rregull praktikohet tashmë në Francë, në Gjermani jo. Fischer Boel u bën apel të 27 shteteve të BE-së që të shfrytëzojnë më shumë mundësinë e veta dhe me fondet agrare të vënë në dispozicion programe ndihme për fshatarët, apo ndihma të veçanta financiare për to. Vetëm një gjë nuk shtron për diskutim Fischer Boel, therjen e lopëve, që prodhojnë qumësht.

"Do të ishte shumë e vështirë, t'u shpjegonim taksapaguesve se i përdorim paratë e tyre për të therur kafshë të shëndetshme, që nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje."

Autor:Katrin Brand/Angjelina Verbica

Redaktoi: Fabian Schmidt