1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bora dhe ngricat shkaktojnë kaos në Evropë

2 Dhjetor 2010

Asgjë s’funksionon më: Evropa Qendrore dhe Gjermania janë zhytur në kaosin e dimrit si rrjedhojë e reshjeve papushim të borës.

https://p.dw.com/p/QOQ2
Fotografi: AP

Shoferët e automjeteve kanë mbetur të bllokuar nëpër autostrada, trenat nuk lëvizin dhe sistemi i qarkullimit rajonal është pezulluar. Meteorologët paralajmërojnë se gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë e njëjta situatë. Gjendja është e ngjashme në shumë vende të Evropës. Problemi është se reshjet e borës kombinohen me ngricën e vazhdueshme dhe erën e fortë.

Deutschland Winter Schnee BdT
Thuajse kudo temperatura nën zeroFotografi: AP

Si rrjedhojë janë shkatuar bllokime trafiku me kilometra të gjata në vendet e Evropës. Gjithashtu ka edhe pezullime të qarkullimit të trenave dhe avionëve. Edhe gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë të ftohtit, gjatë natës dhe në ditët e ardhshme deri të dielën kërcënon një ngricë e fortë.

Në rrugët dhe autostradat e Gjermanisë asgjë nuk funksionon

Ndonëse mijëra automjete të pastrimit të rrugëve janë vazhdimisht në shërbim, bora, që bie papushim, dhe era kanë krijuar vazhdimisht shtresa të reja dhe bllokim të qarkullimit. «Eshtë një katastrofë», kështu u shpreh përmbledhtas një zëdhënës i policisë rrugore në Garbsen në Saksonisë së Ulët. Me temperatura kaq të ulëta nuk ndihmon më as kripa, që shtrohet rrugëve. Në disa qytete është penguar edhe qarkullimi i metrove dhe tramvajeve. Rrugët me borë e akull janë bërë shkak edhe për një sërë aksidentesh.

Dëborë dhe ngricë edhe në vende të tjera të Evropës Qëndrore

Schneepflug Deutschland Schneewetter
Shërbimi i pastrimit të rrugëve nuk e ka të lehtëFotografi: AP

500 kilometra është gjatësia e përgjitshme e trafikut të bllokuar në rrugët kryesore të Belgjikës. Në Holandë stuhia e borës ka shkaktuar 400 kilometra bllokim rrugësh. Në Britaninë e Madhe gjysma e trenave të planifikuar për qarkullim nuk kanë dalë nga stacioni. Edhe në Francë, ku për shembull në Bretanjë ka pasur 25 cm shtresë të re bore, u pezulluan trenat, ndër të tjerë edhe ato të linjës Eurostar, që qarkullojnë në kanalin e Lamanshit mes Londrës, Parisit dhe Brukselit. Një e katërta e fluturimeve nga aeroportet e Parisit Orly dhe Charles de Gaulle janë anulluar. Në Poloni qysh nga fillimi i javës kanë gjetur vdekjen nga ngrica 18 vetë, vetëm të mërkurën (01.12) policia njoftoi për dhjetë viktima të të ftohtit. Në Austri dhe në Itali me fillimin e sezonit të sporteve dimërore është dhënë alarmi për rrezikun prej orteqeve. Meteorologët paralajmërojnë kryesisht për rajonet e Tirolit të Jugut, Dolomitet dhe Beluno.

Autor: Vilma-Filaj Ballvora (dpa)

Redaktoi: Angjelina Verbica