1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Boris Tadiq: Serbët në Kosovë ndodhen përballë sfidash serioze

1 Gusht 2011

Presidenti serb Boris Tadiq nuk do ta zgjidhë me dhunë konfliktin kufitar. Fajin për konfliktin e fundit kufitar shumica e parlamentarëve serbë ia ngarkon qeverisë së Kosovës.

https://p.dw.com/p/1275b
Salla plenare e parlamentit të Serbisë në Beograd
Salla plenare e parlamentit të Serbisë në BeogradFotografi: AP

Parlamenti serb natën e së dielës (31.07) me shumicë votash - pas një debati prej më shumë se dy orësh - miratoi një rezolutë për zgjidhjen paqësore të konfliktit kufitar me Kosovën. Presidenti Tadiq theksoi, se Serbia nuk do një luftë të re: „Shumica e banorëve të Ballkanit Perëndimor dhe të ish-Jugosllavisë besojnë dhe punojnë për një politikë paqësore, që është politika e se ardhmes. Veç paqes nuk ka alternativë. Ne duam paqe për të gjithë popujt - jo vetëm për serbët. Ky është thelbi i politikës sonë."

Presidenti serb Boris Tadic
Presidenti serb Boris TadicFotografi: dapd

Fajin për konfliktin e fundit kufitar shumica e parlamentarëve serbë ia ngarkon qeverisë së Kosovës. Në fillim të javës qeveria dërgoi në veri të vendit njësinë speciale të policisë, për të vënë nën kontroll pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje. Si pasojë e trazirave që pasuan humbi jetën një polic. Qysh nga ai moment trupa ndërkombëtare e mrbojtjes KFOR ka marrë komandon ndaj këtyre pikëkalimeve kufitare. Serbët radikalë e bllokuan për disa ditë qarkullimin.

Vështirësi me furnizimet

Ndërkohë janë krijuar vështirësi në furnzimet nga Serbia, siç njofton një burrë nga veriu i Kosovës: "Sot nuk ka bukë, ne nuk kemi marrë asgjë nga Serbia. Madje nuk ka as qumësht dhe as kos, ndaj jemi të detyruar që këto ushqime t'i blejmë tek shqiptarët."

Rreth 100.000 serbë jetojnë në Kosovë, shumica në veri të vendit. Këtu ndodhet rajoni i izoluar i serbëve. Këtu jetojnë serbët radikalë. Njerëzit këtu telefonojnë me rrjetin telefonik të Serbisë, ato paguajnë me dinarë serbë, këtu lulëzon edhe kontrabanda - me benzinë dhe me njerëz. Prej kësaj fiton mafia serbo-shqiptare.

Por ka edhe enklave të tjera në Kosovë - rreth 30.000 banorët e qytetit të Graçanicës - në afërsi të Prishtinës, në Kosovën Qendrore. Ky banor i Graçanicës e ndjen veten të lënë në baltë prej qeverisë në Beograd: "Serbia interesohet vetëm për veriun e Kosovës, por si qëndron puna më Kosovën Qendrore, çfarë do bëhet me ne?".

Vendbanim serb në afërsi të Graçanicës
Vendbanim serb në afërsi të GraçanicësFotografi: Refki Alija

Tadiq: Serbët në Kosovë ndodhen përballë sfidash serioze

Presidenti Tadiq u përpoq t'i qetësojë njërëzit si në Serbi edhe në Graçanicë në fjalën e mbajtur të natën e së dielës në parlament në Beograd: "Serbët në Kosovë duhat ta dinë, se parlamenti serb, qeveria serbe dhe presidenti serb janë me ta. Ne jemi me ta, sepse ata ndodhen përballë sfidash të serioze. Në këtë moment duhet t'u dërgojmë një mesazh serbëve në Kosovë, të cilët jetojnë në veri. Politika jonë ndaj serbëve të Kosovës nuk mund të jetë e ndarë dhe e përçarë. Si në veri edhe në jug të Kosovës jetojnë bashkëatdhetarët tanë dhe ata meritojnë dhe kanë nevojë për ndihmën tonë në çdo çast të ekzistencës së tyre."

Por si mund të harminzojnë në këtë kontekst deklarimet e përsëritura të politikanit drejtues në Serbi, ministrit të Brendshëm Ivica Dacic, i cili fare hapur kërkon ndarjen e veriut të Kosovës të dominuar nga serbët? Me këtë Serbia vazhdimisht dëmton rëndë dhe i minon ambicjet e saj për në BE. Edhe konflikti aktual për kufijtë dëmton në radhë të parë ekonominë në shtetin amë serb. Sepse hynë shumë më tepër mallra nga Serbia në Kosovë se sa anasjelltas.

Në këtë sfond në parlament (31.07) në Beogradi pati kritika edhe lidhur me linjën e qeverisë. Opozitarët liberal-demokratë kërkuan shkëputjen nga "politika e vjetër". Qeveria serbe vazhdon ta konsiderojë Kosovën si provincë serbe dhe nuk e njeh shtetin e ri.

Autor: S. Ozsvath / V.Filaj-Ballvora

Redaktoi: Esat Ahmeti