1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Boshnjakët në Gjermani: Një atdhe i dytë

Belma Fazlagic-Sestic1 Tetor 2012

Në Gjermani jetojnë rreth 240.000 vetë me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina. P. sh. Irma Stöckigt, e cila preferoi Gjermaninë duke hequr dorë nga posti i shefes në atdheun e saj.

https://p.dw.com/p/163J4
--- DW-Grafik: Peter Steinmetz

Dashuria e solli menaxheren boshnjake Irma Stöckigt në Gjermani. Ajo erdhi të vizitojë vëllain në Gjermani dhe njohu dhe bashkëshortin, me të cilin sot është e martuar. "Vëllai im jeton qysh prej 20 vjetësh këtu dhe kam ardhur shpesh për ta vizituar atë. Ndonëse Gjermania gjithmonë më pëlqente, asnjëherë nuk e kisha menduar, se një ditë do të jetoja këtu", kujton ekonomistja. Në fillim të vitit 2006 ajo u shpërngul për në Gjermani dhe tani jeton në afërsi të Vupertalit.


Irma Stöckigt ka lindur në vitin 1970 në qytetin e Bosnje-Hercegovinës Travnik dhe ka studiuar në kryeqytetin kroat, Zagreb. Më vonë ajo punoi në një ndërmarrje me aktivitet ndërkombëtar në Sarajevë: "Unë drejtoja një ekip prej 50 vetësh. Karriera profesionale ka pasur gjithmonë rëndësi për mua." Megjithatë ajo hoqi dorë nga posti, për të jetuar me bashkëshortin e saj të ardhshëm në Gjermani.

Shumica e njerëzve të shpërngulur nga Bosnja dhe Hercegovina në Gjermani e kanë bërë këtë për arësye krejt të tjera. Gjatë luftës civile (1992-1995) gjetën strehim në Gjermani 350.000 refugjatë. Shumë prej tyre u kthyen në atdhe, ose kanë emigruar në vende të tjera. Sipas të dhënave të Agjencisë për Statistika në Bosnje dhe Hercegovinë qysh përpara copëtimit të Jugosllavisë (1991) në Gjermani jetonin rreth 113.000 qytetarë nga Bosnja dhe Hercegovina.


Migrantët dhe arsyet e migracionit

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe për Refugjatët në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk ka të dhëna të sakta, se sa shtetas kanë emigruar në Gjermani pas luftës. Zëvendësministrja Ruzmira Tihic-Kadric thotë, se për Bosnjen dhe Hercegovina ka në dispozicion vetëm shifrat e personave të çregjistruar: „Përderisa në vend nuk ka detyrim për çregjistrimin, ne u referohemi gjithmonë të dhënave nga Zyra gjermane e Statistikave. Këto të dhëna janë mjaft të sakta."

Sipas të këtyre të dhënave në Gjermani jetojnë rreth 240.000 vetë me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina. Rreth 80.000 syresh kanë marrë nënshtetësinë gjermane. „Pas luftës emigracioni vazhdoi, kryesisht për arsye ekonomike, por ka pasur edhe shumë raste të bashkimit familjar. Përveç kësaj vitet e fundit shumë të rinj shkojnë në Gjermani për të studiuar“, thotë Ruzmira Tihic-Kadric. Edhe Bosnja dhe Hercegovina po humbet punonjës të specializuar, veçanërisht mjekë, sepse në Gjermani, por edhe në mbarë BE-në, kërkohen të rinj dhe migrantë me kualifikim të mirë.

Me kualifikimin e saj të mirë edhe Irma Stöckigt do të kontribuojë në Gjermani. Ndërkohë nëna e dy fëmijëve punon në një shkollë fillore si asistente për integrimin. Ajo u ndihmon fëmijëve, që kanë nevojë për përkujdesje të veçantë, në mënyrë që ata ta përballojnë jetën e përditshme të shkollës. Kthimi në profesionin e saj të mëparshëm nuk është i mundur për ish-menaxheren: „ Në fillim iu përkushtova tërësisht familjes dhe nuk mendova ta vazhdoj karrierën. Por kur më vonë u përpoqa të rikthehem në profesion, hasa në një sërë vështirësish.“

Familja dhe profesioni - një mision i vështirë

Një prej këtyre vështirësive ishte lufta e ashpër e konkurrencës në tregun e punës: „Përveç kësaj pothuajse të gjitha vendet në degën e ekonomisë kërkohen punonjës me orar të plotë. Unë do të dëshiroja, që firmat të tregojnë më shumë mirëkuptim për nënat me fëmijë të vegjël, duke u mundësuar atyre orare pune fleksibël.“ Ajo ka aplikuar për shumë vende pune me kërkesa jo shumë të larta kualifikimi - e megjithatë nuk ka pasur sukses: „Unë doja të punoja gjysmë dite dhe si rrjedhojë as që më kanë ftuar për intervistën e prezantimit.“

Në Gjermani është mjaft e vështirë të harmonizohet familja dhe profesioni, mendon 42-vjeçarja Irma Stöckigt. „Në Bosnje dhe Hercegovinë është ndryshe. Shumë nëna punojnë me orar të plotë, ato kanë më shumë mbështetje nga rrethi shoqëror." Gjyshet, tezet apo motrat e vëllezërit shpesh të gjenden, për t'u kujdesur disa orë për fëmijët.

Megjithatë Irma nuk e humbet shpresën, se një ditë mund të punojë si menaxhere në Gjermani - më shumë ajo do të preferonte të punonte në një ndërmarrje me aktivitet ndërkombëtar.

Ajo asnjëherë nuk është penduar për vendimin për t'u larguar nga rrethi i ngushtë familjar drejt Gjermanisë: "Unë këtu në përgjithësi kam pasur vetëm përvoja pozitive."

Seit einer Woche leben diese bosnischen Bürgerkriegsflüchtlinge mit ihren Kindern in Halle-Neustadt. Die Familie Biscanin (r) und Mehic gehören zu den 130 Flüchtlingen, die hier in Dreiraumwohnungen untergebracht wurden. Foto: Waltraud Grubitzsch Für: Projekt Destination Europe : Mangelnde Perspektiven und große Träume
Gjatë luftës civile (1992-1995) në Bosnjë dhe Hercegovinë Gjermani gjetën strehim 350.000 refugjatë boshnjakëFotografi: picture alliance/dpa
Irma Stöckigt - Eine Migrantin aus Bosnien und Herzegowina die seit 2006 in Deutschland lebt. Sie ist Diplom Betriebswirtin. Hiermit räume ich (belma fazlagic-Sestic) der Deutschen Welle das Recht ein, das/die von mir bereitgestellten Bilder von Irma Stöckigt zeitlich, räumlich und inhaltlich unbeschränkt zu nutzen. Ich versichere, dass ich die Bild/er selbst gemacht habe und dass ich die hier übertragenen Rechte nicht bereits einem Dritten zur exklusiven Nutzung eingeräumt habe. Zulieferer: Belma Fazlagic
Irma StöckigtFotografi: DW

Boshnjakë të sukseshëm në Gjermani

Juristi Kasim Rasidovic

[No title]

Larisa Zaimoviq-Stau

Larisa Zaimoviq-Stau nga Bosnja


DJ Robert Soko

Kasim Rasidovic nga Bosnja

Aktori Erwin Aljukic

[No title]