1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bota e spiunimeve të Obamës

Jörg Brunsmann/Bahri Cani9 Qershor 2013

Shërbimi sekret amerikan NSA duket se po i spiunon përdoruesit e internetit. Ky është një sinjal fatal, mendon në komentin e tij Jörg Brunsmann.

https://p.dw.com/p/18mDz
Barack Obama
Barack ObamaFotografi: Getty Images

Kush erdhi në fakt në idenë që Barack Obamës t'i jepet Çmimi Nobel për Paqë? Gjithnjë e më shumë po dëshmohet se ideja ka qenë e dështuar. Çmimi ishte menduar si mbështetje për një president me shumë simpati dhe optimizëm. Por ai deri më sot nuk ka mundur t'i realizojë pritjet, apo nuk do t'i realizojë.

Obama ishte e kundërta e George W. Bush, një politikanë i mençur me rrënjë afroamerikane, që angazhohet për më shumë liri dhe ofron më shumë mundësi: një politika që premtonte një jetë më të mirë në Botë. Por tani po dëshmohet: Obama po vazhdon politikën e paraardhësit të tij në shumë lëmi. Pjesërisht - sikur në rastin e spiunazhit në internet - po ja tejkalon madje.

Jörg Brunsmann
Jörg BrunsmannFotografi: DW/Christel Becker-Rau

Lidhur me hulumtuesit shtetëror PRISM nuk dihet gati asgjë. Obama ka kranuar se një program i tillë ekziston. Kjo sipërmarrje i mundëson shërbimit sekret amerikan NSA një qasje të drejtëpërdrejt, por ato e kanë përgënjeshtruar lajmin. Por duket se ndonjë prej sipërmarrjeve, si ato Microsoft, Facebook apo Apple kanë kërkuar që të përgënjeshtrohet sepse njerëzit me siguri që nuk do t'u lejonin më atyre që të përdorin të dhënat e tyre, kur e dinë që ato do të shkojnë drejt në duart e autroiteteve amerikane.

Sulm ndaj lirisë së mendimit

Megjithatë edhe ato pak informacione që dihen dëshmojnë se aktivtetet e PRISM mund të shihen si një sulm ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut. Çfarë dallon SHBA-në nga një diktaturë, ku interneti dhe lidhjet telefonike kontrollohen dhe përgjohen sistematikisht? A thua SHBA-në e dallon fakti që ajo "vetëm" i lexon gjërat dhe ca oferta në internet i bllokon?

Liria në internet po kufizohet gjithnjë e më shumë. Secili mund të shfrytëzojë rrjetet e ndryshme sociale dhe të thotë mendimin e vet. Përderisa nuk shprehen mendime, nuk bëhen publike fotografi apo nuk përdoret terminologji apo video ta cilat prej autoriteteve amerikane kualifikohen si terroriste. Në këto raste, shumë shpejt bëhesh i dyshimtë.

Siguri të plotë nuk ka

Obama e shpjegon këtë lloj spiunimi me luftën kundër terrorizmit. 100 % siguri, 100 % sferë private dhe njëherit luftë efikase kundër terrorizmit nuk ka, shpjegon ai. A thua Obama nuk po e vëren fare se çfarë fjalësh po përdorë? Në këtë mënyrë ai jusitifikon spiunimin sipas motos, ju duhet të lejoni pak spiunim dhe mbikqyrje, nëse doni t'ju ofrojmë siguri. Po si është e mundur atëherë të ndodhir sulmet si ato në Boston? A thua presidenti Obama në fund do të kërkojë një mbikqyrje 100 %? Qëllimi i tij për një siguri të plotë, mund të arrihet vetëm në këtë mënyrë.

Ndërtimi i një sistemi të mbikqyrjes, të cilën do të lakmonte çdo pushtetmbajtës, me siguri që do të ishte një rrugë e gabuar. Dhe kjo është shumë larg premtimeve të Obamës, para ardhjes në pushtet. Ky nuk është Obama për të cilin kanë votuar zgjedhësit amerikanë. Nuk është Obama i cili e ka premtuar Çmimin Nobel për Paqe.