1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bremeni - Qytet i lirë

Renée Willenbring31 Korrik 2008

Qyteti i lirë i Bremenit” është me 660.000 banorë landi më i vogël i Gjermanisë. Duke qenë anëtarë të Hanzes (Hanse- Bashkimi i qyteteve tregtare dhe porteve) tregtarët e Bremenit u pasuruan.

https://p.dw.com/p/Enpt
Statuja e Rolandit, simbol i qytetit
Statuja e Rolandit, simbol i qytetitFotografi: picture-alliance / Helga Lade

Si symbol i qytetit të lirë është figura dhjetë metra e lartë e Rolandit të gurtë. Kjo shenjë e qytetit ndodhet edhe sot në sheshin e tregut.

Bashkia e Bremenit - Pjesë e trashëgimisë botërore
Bashkia e Bremenit - Pjesë e trashëgimisë botëroreFotografi: AP

Qyteti me dy qytete - Bremenin dhe Bremerhaven

Në qytetin dyqytetësh afër lumit Vezer (Weser) përveç Bremenit bën pjesë edhe qyteti I Bremerhafenit (Bremerhaven) që ndodhet 60 kilometra në veri, në Detin Baltik (Nordsee). Në qytetin e Bremenit ndodhet Bashkia dhe Këshilli qytetar. Bremerhafeni është porti i dytë i rëndësishëm i Gjermanisë, pas Hamburgut dhe qendra më e rëndësishme ekonomike e landit.

Përmendore e muzikantëve të qytetit
Përmendore e muzikantëve të qytetitFotografi: picture-alliance / OKAPIA KG

Porti si motorr i ekonomisë

Një e katërta e të gjitha vendeve të punës lidhen me portin. Sektorët tradicionalë të ekonomisë, ndërtimi I anijeve dhe çeliku kanë humbur rëndësinë. Daimler AG ka uzinën e dytë më të madhe në gjithë Evropën. Rëndësi në qytet ka edhe përpunimi i kafesë. Bremerhafeni është pika më e rëndësishme në Evropë për prodhimin e produkteve të ngrira.