1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brok: "Kosova duhet të presë disa javë përpara se ta shpallë pavarësinë"

Fabian Shmit (Schmidt)7 Dhjetor 2007

Në një intervistë me DW-Shqip, kryetari i komisionit të jashtëm gjerman dhe eurodeputeti Elmar Brok flet për vështirësitë me të cilat po haset bashkësia ndërkombëtare në lidhje me statusin e ardhshëm të Kosovës

https://p.dw.com/p/CYvI
Elmar Brok
Elmar BrokFotografi: Presse


Zoti Brok, mendoni se BE-ja do t´ja dalë mbanë të gjejë një gjuhë të përbashkët përsa i përket statusit të ardhshëm të Kosovës?


Brok: Mendoj ëse shanset janë të mira, sepse kanë mbetur shumë pak vende që kanë probleme me këtë temë, kështu që mendoj se do të ishte mirë sikur Kosova të presë disa javë përpara se të formalizojë pavarësinë. Vetëm kështu do të mund të implementohen disa pika të rëndësishme të planit të Ahtisarit dhe kështu do të evitohen konflikte të mundshme.


Mendoni se përfaqësuesit kosovarë janë të ndërgjeshëm se pavarësisht vendimit që do të marrin, duhet të konslutohen më parë me BE-në dhe me SHBA-s?


Brok: Bashkësia ndërkombëtare është përpjekur gjatë javëve të fundit, që t´ua bëjë këtë gjë të qartë institucioneve kosovare. Nuk jemi shumë të sigurtë a e kanë kuptuar siç duhet. Më fakt po i presim me rrahje të forta zemre javët e ardhshme.


Si do të mund të legjitimizohet pavarësia e Kosovës në aspektin e ligjit ndërkombëtar?


Bork: Do të jetë e vështirë, sidomos në rast se Rusia nuk do të pranojë që mandati i OKB-së, pra rezoluta të zëvendësohet nga një mandat tjetër. Ka sigurisht disa alternativa për zgjidhje dhe disa mundësi të tjera, mbi të cilat ende nuk do të flitet në mënyrë publike, por fakt mbetet se duhet të ndryshojë sa më shpejt dicka. Mbetet të shpresojmë se BE-ja dhe NATO do të kenë aq kompetenca ndërmjetësimi sa t í pajtojnë palët përkatëse dhe të evitojnë rënien e plotë të Kosovës.