1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bullgari: Demonstruesit përgatiten për një vjeshtë të nxehtë

Naomi Conrad/Angelina Verbica14 Gusht 2013

Mijëra bullgarë protestojnë që në qershor kundër qeverisë në Sofje. Edhe në pushimet e verës demonstratat vazhdojnë. Vendi ndodhet në një krizë të thellë politike.

https://p.dw.com/p/19OzE
Pamje nga protestat e mëparshme antiqeveritare në SofjeFotografi: BGNES

Një barrikadë prej metali të fortë para parlamentit bullgar ndan rrugën. Nga njëra anë rrinë policët, që vështrojnë indiferentë makinat apo autobuzët, që kalojnë. Në anën tjetër demonstruesit kanë ngritur disa çadra. Në pankartat ato e quajnë qeverinë bullgare "mafie" dhe "hajdutë"

Joga në barrikada

Dy gra shtrojnë në tokë tapeta në ngjyra të ndritshme për të bërë joga. Antonia und Snejinka u mësojnë demonstruesve të tjerë falas jogën dhe i quajnë këto protesta joge. Ato duan që qeveria të japë dorëheqjen. Pushtetarëve u rekomandojnë që të meditojnë gjatë. Nëse kjo ndihmon, për këtë Antonia nuk është e sigurtë: "Politikanët janë të korruptuar, për to është e vështirë, që të ndriçohen." Atëherë të dyja kërkojnë falje, sepse nuk flasin dot më. Disa gra janë ulur në tapetat e jogës dhe po i presin. Një burrë me një bluzë të dalë boje, pamja e të cilit të kujton revolucionarin e ri Che Guevara, është gjithashtu aty.

"Protestuesit e jogës" fillojnë me këngët e tyre dhe përkulen përpara. Djali i ri ngre supet dhe largohet ngadalë që andej. Madje joga mund të ishte një mundësi për të kontribuar në rrëzimin e qeverisë, thotë studjuesi i shkencave politike Vladimir Shopov, drejtor i European Strategy and Policy Institute në Sofje. Demonstruesit kanë mbetur krijues edhe në pushimet e verës, me qëllim që të mos i lënë protestat të ndërpriten.

Lëvizja nisi në qershor, kur qeveria emëroi sipërmarrësin e diskutueshëm të mediave Deljan Peevski në krye të autoritetit kombëtar të sigurisë. Shumë qytetarë e panë këtë si një tjetër simbol për lidhjet e korruptuara ndërmjet oligarkëve të pushtetshëm të vendit dhe elitës politike dhe dolën në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Bulgarien Proteste
"Protestuesit e jogës"Fotografi: DW/N.Conrad

Kurrfarë besimi tek partitë politike

"Ne përjetojmë një krizë të rëndë të institucioneve dhe mekanizmave politike. Njerëzit e kanë humbur besimin te partitë politike", thotë Shopov në bisedë me DW.

Në dy dhjetëvjeçarët që prej fundit të komunizmit në Bullgari oligarkë të ndryshëm kanë arritur, të bëhen aktorë të rëndësishëm ekonomikë dhe politikë në vend. Jo vetëm koalicioni aktual qeveritar (i përbërë nga partia socialiste dhe partia bullgaro-turke DPS) janë në qendër të kritikës. Edhe qeveria konservatore e Bojko Borissovit është akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm. Por partitë e vogla opozitare nuk kanë arritur ende të nxjerrin një kandidat, që të jetë në gjendje të mbijetojë politikisht.

"Nuk besoj se zgjedhjet të reja do të mund të sillnin një zgjidhje të krizës aktuale politike", thotë Shopov. "Do të pasojë një fazë e gjatë", në të cilën ne do ta riformësojnë krejtësisht mënyrën e të bërit politikë. Eksperti politik shpreson se grupet e shoqërisë civile do të ushtrojnë presion mbi qeverinë. Edhe presioni nga BE mund të janë ndihmesën e vet, thotë ai.

Ndryshe mendon Stoyan Panchev. Ekonomisti është rrugës në një protestë nate në Sofje. Qeveria bullgare do t'i marrë BE-së sa më shumë para të jetë e mundur, për sa kohë të jetë e mundur dhe ca fjalë të rrepta nga Brukseli nuk do të impresiononin asnjëri.

"Unë duhet të filloj, të bllokoj rrugët"

"Unë jam lodhur, duke u vërtitur përreth, unë do të doja më mirë të zija sheshe, të bllokoja rrugë", thotë Panchev." Do do të jetë mirë që të kërkohen deputetët, aty ku janë në vendpushimet e tyre dhe të bësh zhurmë direkt para restoranteve, ku ata hanë. "Pak ditë më parë ai u shtri së bashku me protestues të tjerë në rrugë në Sofje. Policisë nuk i mbeti gjë tjetër, veçse t'i largonte që andej, duke i tërhequr. Panchev buzëqesh, kur tregon për këtë, dhe kur sheh një grup të lodhur të forcave të sigurisë, buzëqeshja në fytyrë i bëhet edhe më e gjerë. Protestat në Bullgari deri tani kanë qenë kryesisht paqësore. Vetëm më 23 korrik ka pasur përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, kur protestuesit bllokuan ndërtesën e parlamentit për disa orë, në mënyrë që anëtarët të mos largoheshin dot. Meqë qeveria është jashtëzakonisht e padëshirueshme, ajo nuk mund të përballojë një tjetër konfrontim të këtij lloji, por do të duhet të japë dorëheqjen, thotë Panchev.

Bulgarien Proteste
Barrikada prej metali të fortë në SofjeFotografi: DW/N.Conrad

Në rrugën para ndërtesës së parlamentit ekonomisti duket pak i zhgënjyer. Vetëm disa qindra njerëz kanë ardhur të protestojnë, kjo është pak krahasuar me mijëra qytetarë të zemëruar, të cilët morën pjesë në demonstratat e mëparshme. Por në gusht është vapë mbytëse në Sofje, shumë banorë bëjnë pushime dhe kanë shkuar në det.

Organizatorët e protestave bëjnë plane ditore, me qëllim që në çfarëdo kohe të paktën disa protestues të jenë në shesh. Ata përgatiten për një shtator të nxehtë, kur politikanët dhe shumë prej protestuesve të kthehen nga pushimet e tyre verore. Nga rrethet e demonstruesve dëgjon për plane, për të bllokuar sërish godinën e parlamentit pas pushimeve të verës, me qëllim që deputetët të mos hyjnë dot brenda.