1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bum ekonomik: 18,3 miliardë euro plus në arkat gjermane

26 Gusht 2017

Ekonomia gjermane nuk po ka të ndalur. Në tremujorin e dytë prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 0,6% me pasojë një rekord të ri plus në arkat e shtetit gjerman.

https://p.dw.com/p/2iqxW
Deutschland Bauarbeiter bei der Arbeit Symbolbild
Fotografi: picture-alliance/Sven Simon

Rritja e investimeve dhe një konsumator gjerman në zell blerjesh kanë bërë që për herë të dytë edhe në këtë tremujor ekonomia gjermane të rritet me 0,6%, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave.

Hovi ekonomik vjen nga brenda vendit. Mjaft kompani gjermane kanë rritur investimet, ndërkohë që edhe konsumi ka shënuar rritje me 0,8%.

Rekord pozitiv në arkat e shtetit gjerman

Për shkak të gjendjes së mirë ekonomike shteti gjerman ka arritur të mbledhë një rekord të ri në arkat e tij, një plus prej 18,3 miliard eurosh - vlera më e lartë e siguruar nga vetë shteti që nga bashkimi i Gjermanisë.

Edhe ekspertët e ekonomisë gëzohen për këto zhvilime. Ralph Solveen nga Commerzbank bën të ditur se "të dhënat konfirmojnë një hov ekonomik të mbajtur nga konsumi privat". Rritja e eksporteve shoqërohet me rritjen e importeve, por kjo nuk duhet të na shqetësojë, thotë eksperti Solveen ."Në këtë fazë të rritjes ekonomike është normale që Gjermania të ketë një rritje të kërkesës brenda vendit."

 

 

la/(dpa, rtr)