1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu miratoi zgjatjen e misionit të trupave gjermane në kuadër të operacionit Enduring Freedom

15 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CE29

Parlamenti gjerman ka vendosur me shumcië votash të zgjasë me një vit misionin e ushtrisë gjermane në luftën kundër terrorit të drejtuar nga SHBA "Operacioni Enduring Freedom". Për këtë votuan 414 deputetë nga rradhët e unionit kristiandemokrat/kristiansocial, socialdemokratëve dhe liberalëve. Kundër votuan 145 deputetë kryesisht nga grupet parlamentare të të gjelbërve dhe të majtëve. 15 deputetë abstenuan. Deputetë të gjelbër dhe të majtë që morën fjalën në debatin që i parapriu votimit kritikuan faktin që për misionin "Enduring Freedom" edhe gjashtë vjet pas fillimit nuk ka ende një mandat të Kombeve të Bashkuara. Oratorët nga rradhët e partive në pushtet argumentuan se në luftën kundër terrorit nevojitet impenjim afatgjatë.