1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Burgim i përjetshëm për Josef Fritzl

AV20 Mars 2009

Pasqyra e shtypit të së premtes

https://p.dw.com/p/HFrp
Fotografi: AP

"Wiesbadener Kurier"

Josef Fritzl do ta kalojë pjesën e jetës, që i ka mbetur, prapa hekurave. Asnjë vendim tjetër nuk mund të paramendohej për një njeri, i cili keqtrajtoi seksualisht të bijën dhe e mbajti të mbyllur në një burg, më gjatë se ç´qëndrojnë kriminelët e dënuar me vdekje. Gjëra të tilla nuk mund t´i riparojë as dënimi më i lartë i drejtësisë në botë. Sidoqoftë Fritzl nuk do të përbëjë më rrezik për të tjerët. Dhe viktimat, përveç së bijës edhe fëmijët e lindur në birucë, kanë shansin të vazhdojnë të jetojnë në qetësi dhe në distancë prej torturuesit të tyre.


"Fränkischer Tag" që del në Bamberg shkruan:

Të lehtësuar për këtë njërëzit janë në rradhë të parë në Austri. Fqinjët tanë austriakët patën rënë në një farë mase në një pozitë të dyshimtë, kur ngjarja mori dhënë në shtypin ndërkombëtar. Pas marrjes së vendimit jo vetëm kryetari i bashkisë së Amstetten, por edhe e gjithë Republika e Alpeve shpreson të kthehet më në fund në normalitet. Si është ky normalitet për të bijën e Fritzlit dhe shtatë fëmijët e saj? Për të nuk do të ketë dot një rrugë të tillë. Ne ndjejmë në rradhë të parë për këto viktima."

"Badische Neueste Nachrichten" që del në Karlsruhe:

Njëri prej hetuesve kryesorë në rastin Fritzl u shpreh pa dashur në një intervistë, se si qëndronte puna me të vertetë me procesin. Shefi i zyrës së kriminalistikës së landit në Austrinë e Poshtme tha se atij i mbetet vetëm që ta mbyllë këtë rast rrënqethës. Ta mbyllësh, kjo i korrespondon ekzaktësisht gjendjes emocionale të shumicës së austriakëve, që e ndoqën me painteresim procesin e shekullit. Kaq pranë është në shumë familje tirani autoritar shtëpiak, nga i cili tulaten të gjithë. Mësimet dhe koncekuencat nga rasti Fritzl? Nuk na duhen. Thjesht ta mbyllim.