1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Burgim i përjetshëm për Mohammed Mursin

Anne Allmeling20 Qershor 2016

Një gjykatë penale në Kairo e dënoi ish-Presidentin e Egjiptit, Mohammed Mursi me 40 vjet heqje lirie. Mursi i kishte tradhëtuar sekrete shtetërore gjatë kohës që kishte qenë në post Emiratit të Katarit.

https://p.dw.com/p/1J9co
Ägypten Mohamed Morsi Kairo
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Elfiqi

Mohammed Mursi tashmë e njeh procedurën. Me pamje të pandryshuar të fytyrës, ish-Presidenti i Egjiptit rri ulur në sallën e madhe të një gjykate penale në Kairo dhe dëgjon shpalljen e vendimit. Gjykatësi e sheh të dëshmuar se gjatë kohës në post, Mursi i kishte tradhëtuar sekrete shtetërore Emiratit të Katarit. Njëkohësisht gjykatësi konfirmon dënimin me vdekje kundër gjashtë personave të tjerë. Tek ata bëjnë pjesë edhe dy gazetarë të kanalit televiziv arab Al-Xhazira, i cili financohet nga Katari.

"Të akuzuarit kanë vjedhur dokumenta tepër sekrete, për t'ia përcjellë ato një vendi të huaj. Raportet dhe dokumentet qenë hartuar nga autoritetet e shërbimit të fshehtë dhe përmbanin sekrete shtetërore - pra informacione në lidhje me ushtrinë, politikën e brendshme dhe të jashtme", informoi për dënimin Al-Xhazira.

Mursi, i cili është i afërt me Vëllazërinë Myslimane, u dënua që në proceset e kaluara gjyqësore: kundër 64 vjeçarit gjykatësit muajt e kaluar shpallën dënimin me vdekje, burgim të përjetshëm dhe një burgim shumëvjeçar. Në të gjitha këto raste po zhvillohen procedura apelimi; edhe vendimin më të fundit Mursi mund ta kalojë në apel. Biri i tij, Osama Mohammed Mursi, i cili punon edhe si avokat, e konsideron vendimin e gjykatësit gjithsesi pa vlerë juridike. "Ky vendim nuk bazohet në normat juridike ose kushtetuese. Prandaj ne e konsiderojmë vendimin të pavlefshëm", thotë Osama Mohammed Mursi.

Procesi kundër Mursit
Procesi kundër MursitFotografi: Imago/Zuma Press

Habi te gazetarët e dënuar

Edhe Ibrahim Hilali, njëri nga gazetarët e dënuar me vdekje, vë një pikëpyetje të madhe pas vendimit të gjykatësit. Ai është larguar në kohën e duhur nga Egjipti dhe shprehet live në Al-Xhazira pak pas shpalljes së vendimit. Gazetari tregohet i habitur që Egjipti flet për "spiunazh": "Jam i habitur që ministri i Brendshëm flet me këtë ashpërsi për një rast spiunazhi dhe që e konsideron atë rastin më të madh të spiunazhit në historinë e Egjiptit. Sepse marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Katarit nuk janë marrëdhënie lufte."

Por qeveria e Kairos e akuzon megjithatë Al-Xhazirën se mbështet vëllezërit myslimanë të ndaluar në Egjipt. Që prej rrëzimit nga pushteti të Mohammed Mursit, drejtësia egjiptiane vepron me ashpërsi kundër grupimit Vëllazëria Myslimane. Dhjetëra mijëra vëllezër myslimanë janë arrestuar, qindra janë dënuar me vdekje - një shkak se pse thuajse askush në Kairo nuk pret protesta kundër vendimit më të fundit.