1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush iu drejton apel paqeje palëve në konferencën për Lindjen e Afërme

26 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CT7e

Në prag të konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Afërme në SHBA, presidenti amerikan Xhorxh W. Bush iu ka drejtuar një apel paqeje palëve pjesëmarrëse. Për të realizuar ëndrrën për paqe palët duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre, deklaroi Bush në Uashington. Synimi është arritja e një zgjidhjeje me dy shtete në mënyrë që izraelitët dhe palestinezët të mund të jetojnë paqësisht me njëri-tjetrin. Në konferencën e cila fillon nesër në Annapolis marrin pjesë përfaqësues nga 40 vende ndër të cilët një numër shtetesh arabe. Sot presidenti Bush do të presë për bisedime në Shtëpinë e Bardhë kryeminstrin izraelit Ehud Olmert e më pas presidentin e palestinezëve Mahmud Abaz.