1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush kërkon kompromis mes izraelitëve dhe palestinezëve

27 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CTah

Në prag të Konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Mesme në Anapolis të SHBA-ve, presidenti amerikan Xhorxh Bush(George Bush) ka kërkuar nga palet në konflikt një gadishmëri për një kompromis. Pas bisedimeve me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert dhe presidentin palestinez, Mahmud Abaz, Bush deklaroi në Uashington se është optimist. Gjatë një darke të shtruar për pjesëmarrësit e Konferencës nga ministria e jashtëme amerikane, presidenti Bush tha se qëllimi i përbashkët është që Izraeli dhe Palestina të mund të jetonin si dy shtete demokratike në paqe dhe siguri. Izraelitët dhe palestinezët deklaruan po ashtu gadishmërinë që në këto 14 muajt e fundit të mandatit të preisdentit Bush të arrihet një rezultat. Në Konferencën njëditore, SHBA-të kanë ftuar përfaqësues nga rreth 50 shtete dhe institucione ndërkombëtare. I pranishëm nga Gjermania është ministri i jashtëm, Frank Valter -Shtajnmajer (Frank Walterä - Steinmeier.