1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bushi i drejtohet kombit - Ekonomia amerikane në "periudhë pasigurie"

Chistina Bergmann29 Janar 2008

Duke patur parasysh krizën ekonomike, Presidenti amerikan George W. Bush, i bëri thirrje amerikanëve në fjalimin e tij të fundit të hënën (28.01.) që të ruajnë qetësinë.

https://p.dw.com/p/Cz7v
Presidenti Bush
Presidenti BushFotografi: AP

Gjendja e ekonomisë amerikane ishte e para për të cilën Presidenti amerikan foli në fjalimin e tij - kriza e hipotekave, shitjet e detyrueshme të shtëpive, rritja e çmimit të benzinës dhe turbulencat në tregun e aksioneve, janë ato çka shqetësojnë aktualisht amerikanët. Por George W. Bush nuk foli për ndonjë recezion, por për një "fazë pasigurie" në të cilën po kalon aktualisht ekonomia amerikane. Ai tha: "Nga pikëpamja afatgjatë amerikanët duhet të kenë besim në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre. Por nga pikëpamja afatshkurtër shohim se zhvillimi është duke u ngadalësuar."

Televizioni jep Presidentin duke mbajtur fjalimin 29 janar 2008
Televizioni jep Presidentin duke mbajtur fjalimin 29 janar 2008Fotografi: AP

Prandaj është e rëndësishme, deklaroi ai që paketa ekonomike për të cilën është rënë dakort me Dhomën e Deputetëve të aprovohet menjëherë dhe të fillojë vënia e saj në jetë. Ajo përmban lehtësime taksash për ekonomitë shtëpiake dhe nxitjen e sipërmarrjeve për të investuar. Por para se të fillojë zbatimi i saj, ajo duhet të aprovohet nga Senati. Atje aktualisht ndodhet një projekligj. Bush i drejtoi një apel antarëve të Kongresit: "Ne kemi shumë çështje për të zgjidhur dhe populli amerikan pret që ne t`i zgjidhím."

President Bush jep autografe - Capitol Hill
President Bush jep autografe - Capitol HillFotografi: AP

Bush bëri disa herë apel për rritjen e bashkëpunimit mbipartiak të demokratëve dhe republikanëve, mungesa e të cilës ka bërë në të kaluarën që ligjet e reja të mos aprovohen.

Lista e punëve të pambaruara është e gjatë

Kështu Presidenti foli në pjesën për politikën e brendshme të fjalimit të tij për lehtësimin e taksave, të cilat ai pret që t`i shohë vazhdimisht në rënie, për programin shumë të kritikuar për shkollimin e fëmijëve, që ai dëshiron ta zgjasë, për reformën e nevojshme në sistemin shëndetësisë dhe të emogracionit, ligji për ta cilin nuk morri shumicën për të kaluar nga Kongresi.

Ben Bernanke, drejtor i Bankës Qëndrore Amerikane
Ben Bernanke, drejtor i Bankës Qëndrore AmerikaneFotografi: AP

Në fushën e politikës së jashtme ai foli për shumë tema, përsëriti kërcënimet ndaj Iranit, nëse qeveria iraniane nuk tregon gatishmëri për të kooperuar në grindjet për çështjet atomike, foli për „shpresa të reja" për izraelitët dhe palestinezët dhe njoftoi se do të dërgojë 3.200 ushtarë të tjerë në Afganistan.

Por Presidenti ju kushtua në fjalimin e tij kryesisht Irakut. Aty ndodhet armiku, tha ai ,i cili po bëhet gjithnjë e më shumë i rrezikshëm dhe ku ka shumë për të bërë ende, por ndërhyrja e trupave amerikane dhe irakiane ka treguar vitin e fundit suksese, të cilat shumë pak vetë besonin se do të arriheshin. Numri i sulmeve ka rënë, numri i të vdekurve po ashtu. Dhe: "Të nderuara Zonja dhe Zotërinj, disa prej jush mund të mos pranojnë se shtimi i trupave sjell rezultat, por në mes të terroristëve kjo është një çështje që diskutohet. Në Irak El Kaida ndodhet duke ikur – dhe ne do e mundim këtë armik."

Bush deklaroi se shtimi i trupave këtë vit do të ngadalësohet sipas planeve. 20.000 ushtarë do të kthehen në shtëpi. Shifra të tjera ose data presidenti nuk përmendi – përkundrazi theksoi se tërheqja e trupave do të varet nga gjendja në bazë – dhe para së gjithash nga vlerësimet që bën Kryekomandanti i trupave Gjenerali David Petraeus, i cili do të prezantojë në muajin mars raportin e tij të ri.