1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bushi qysh tani i përket së shkuarës

9 Janar 2008

Komentatorët në shtypin gjerman i kushtojnë vëmendje vizitës së presidentit të SHBA, Xhorxh Bush në Lindjen e Mesme.

https://p.dw.com/p/CmiL
Xhorxh w. BushFotografi: AP

"Handelsblatt" që del në Dyseldorf komenton vizitën në Izrael: "Shtatë vjet pas marrjes së postit, presidenti i SHBA-ve, Xhorxh W. Bush viziton për herë të parë Izraelin. Këtë ai nuk e bën për t´i shprehur respektin e thellë aleatit më të ngushtë të SHBA-ve në Lindjen e Mesme. Presidenti nuk sjell me vete as ide të reja. Bushi e ka humbur me mendjelehtësi masën e besimit, që ka pasur dikur në Lindjen e Mesme. Ndaj interesi i vërtetë i vizitës qoftë atje, qoftë në SHBA ka të bëjë më shumë me pasardhësin e tij. Sepse Bushi qysh tani i përket së shkuarës."

Në të njëjtën linjë edhe komenti i "Wetzlarer Neue Zeitung": "Bushi e di, që në Lindjen e Mesme s´mund të arrijë më gjë. Ai duhej të ishte interesuar shtatë vjet më parë për rajonin e krizës, në vend që t´ia linte në dorë fushën (e minuar) vetëm ministres së jashtme, Kondoliza Rajs. Tani pak muaj përpara fundit të mandatit të tij, Bushi konsiderohet si një "pulë e lagur", pra si një president pa pushtet dhe me një afat skandece. Për të vënë vërtetë në lëvizje bisedimet e paqes të mbetura në vend numëro mes Izraelit dhe palestinezëve, presidentit të SHBA të dobësuar politikisht i mungon aftësia realizuese."

Një tjetër aspekt komenton gazeta e Karlsruhes "Badische Neueste Narchrichten" , atë se çfarë përfitojnë Olmerti dhe Abazi prej kësaj vizite: "Bushi u shkon për shtat Olmerit dhe Abazit, që ndodhen në vështirësi të mëdha. Qeveria e kryeministrit izraelit ndodhet mbi themele të lëkundshme, ndërsa presidenti palestinez ka pas qafe Hamasin radikal-islamik. Të dy kanë nevojë për suksesin, nëse duan të qëndrojnë në pushtet. Një sukses në politikën e jashtme mund t´u vijë atyre tani si me porosi."