1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160311 Bulgarien Kernkraftwerk

16 Mars 2011

Belene, ku duhet të ndërtohet deri në vitin 2016 centrali, gjendet në një zonë të rrezikuar nga dridhjet e tokës. Termeti i fundit ka ndodhur këtu në vitin 2009.

https://p.dw.com/p/10Zq3
Në Belene Rusia ndërton centralin e dytë bërthamor në BullgariFotografi: picture-alliance/ZB

Në Belene aktualisht po mbretëron një lloj euforie atomike. Atmosfera është prishur pak kohët e fundit për shkak të zhvillimeve tragjike në Japoni. Por qeveria bullgare po vazhdon të kërkojë investorë për centralin gjysëm të ndërtuar në Belene, në veri të vendit.

Ndërtimet kryhen në një zonë jo të sigurtë nga tërmetet

Banorët e atjeshëm shpresojnë se investimet tani do të përqendrohen edhe më shumë tek siguria në rastet e termeteve. Para dy vitesh këtë rajon e ka goditur një termet prej 5,3 ballësh. Megjithatë banorët e Belenes shpresojnë se ndërtimet do të vazhdojnë. "Do të gëzohesha, sepse do të hapeshin shumë vende të reja pune, qyteti do të zhvillohej dhe do të kishte investime të reja. Kjo është një gjë shumë e mirë."

Shtohën zërat kritikë

Geplantes Atomkraftwerk in Belane, Bulgarien
Për banorët e Belenes centrali nënkupton zhvillimin e qytetitFotografi: DPA

Pas termetit të fuqishëm në Japoni edhe këtu në Bullgari janë shtuar zërat, që kundërshtojnë ndërtimin e centralit atomik. Projekti është i kontestueshëm kaherë tek mbrojtësit e mjedisit, sepse kjo zonë është e rrezikuar nga dridhjet e tokës. Por Bullgaria ka investuar deri tani shumë para në ndërtimin e reaktorëve. Eksperti për energji Tankosiç shpjegon: "Njerëzit ankohen se kjo është një teknologji ruse. Po, e vertetë, por sistemet e sigurisë janë të prodhimit perëndimor."

2009 ndërtimet u ndërprenë se investoheshin nga rusët

Belene është një projekt i zhvilluar nga socialistët bullgarë. Pas ndërrrimit të pushtetit në mes të vitit 2009 qeveria e re konservatore ndërpreu ndërtimet, jo për shkak të rrezikut nga termetet, por nga frika e shtimit të influencës ruse në furnizimin e Bullgarisë me energji. Ndërkohë që ka pasur paqartësi edhe rreth financimit të projektit. Qeveria pohonte se ndërtimet do të vazhdojnë vetëm, në qoftë se në projekt futen edhe investorë nga vendet perëndimore, të cilët tani do të jetë vështirë t'i gjesh. Koncerni gjerman RWE ka dalë nga ky projekt para dy vitesh. Lobuesja bullgare e fuqisë atomike, Tanja Nikolova thotë: "Çdo projekt duhet të shikohet veç e veç. Ne ende shpresojmë se investimet do të shpaguhen."

Ndërkohë kanë rifilluar punimet

Bau des zweiten Nuklearkraftwerkes in Belene
BE ka lejuar ndërtimin e këtij centraliFotografi: AP

Qeveria bullgare, pasi nuk ka gjetur asnjë investor perëndimor, ka vendosur të vazhdojë punimet me investorët rusë. "Natyrisht që ende ka paqartësi, por tani pak a shumë dihet, se sa do të kushtojë projekti dhe kjo ka zgjuar interesimin për përfundimin e tij."

Kostot e ndërtimit të këtij centrali do të jenë 6,8 miliardë euro. Ai duhet të përballojë pa u dëmtuar një termet prej shtatë ballësh. Bashkimi Evropian ka lejuar ndërtimin e këtij centrali. Belene do të jetë centrali i parë atomik në territorin e Bashkimit Evropian, i ndërtuar prej rusëve dhe në një zonë të rrezikuar nga termetet. "Unë gëzohem, por njëkohësisht kam edhe frikë. Por kjo frikë ka më shumë të bëjë me prezencën këtu të shumë të huajve dhe ndryshimeve, që do të bëhen në qytet." Njerëzit në Belene shpresojnë se centrali atomik do të jetë i sigurtë dhe do të sjellë mirëqenie materiale.

Autor: Andreas Meyer-Feist/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica