1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CommunityD – Kampusi: vendi ideal për të mësuar gjermanishten

2 Janar 2012

Në rrjetin social falas të Deutsche Welle-s mund të vendosin kontakte studentët me mësuesit e gjermanishtes në botë: me metodën e tandemit gjuhësor (shkëmbimit gjuhësor), në grupe mësimi ose në orë mësimi shtesë online.

https://p.dw.com/p/13XMF

"CommunityD - der Campus" është një portal interneti për të mësuar dhe për të dhënë mësim gjermanisht. Në salla mësimi ndëraktive, në bisedë chat dhe me materiale të Deutsche Welle-s, ata që mësojnë gjermanisht mund të përmirësojnë në platformën multimediale njohuritë e tyre të gjermanishtes.

Në kampusin e CommunityD çdo përdorues mund të jetë nxënës dhe mësues njëkohësisht: në sistem mund të ngarkoni videofilmat tuaj, lista me fjalë dhe dokumente dhe t'i këmbeni ato me nxënës të tjerë.