1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cool Germany! Gjermania papritur cool?

Astrid Prange De Oliveira
21 Prill 2018

Cool Germany! Titulli kryesor i revistës britanike "Economist" i jep një shtysë të re debatit gjerman për atdheun dhe identitetin. Shtypi i huaj e prezanton Gjermaninë si vend tërheqës.

https://p.dw.com/p/2wO60
Economist Cover - Cool Germany
Fotografi: Twitter/The Economist

Burri i vogël që shfaqet në dritën e semaforit që nga koha e Gjermanisë lindore në ngjyrë jeshile. Ai marshon në të ardhmen me një flamur gjerman gati të padukshëm. Porta e Brandenburgut në Berlin shërbejnë si vijat e bardha të rrugës. Nga ana tjetër ndodhet një vend i ri: "Cool Germany".

"Cool Germany", titullohet numri i fundit i revistës "Economist". Revista britanike që vështron Gjermaninë nga lart, sjell një ton të ri në debatin gjerman për atdheun dhe identitetin.

Autori i revistët Economist-Autor Jeremy Cliffe përshkruan krejt pa "frikë nga gjermanët", fillimin e një epoke të re. Ai është i bindur se Gjermania po e zbulon veten nga e para. Vendi po bëhet më i hapur, më jozyrtar, më hipp. Por edhe më i ndarë dhe më i polarizuar. Sipas mendimit të këtij britaniku: më normal.

Poçja Germany

Dikur homogjene shoqëria gjermane është kthyer në poçe për të shkrirë amalgamën. Kërkimi për identitetin e ri, një identitet midis mitit amerikan të migracionit dhe frikës gjermane për mbytjen nga të huajt, do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e Gjermanisë, por të ardhmen e gjithë Evropës.

Shifrat dëshmojnë për kthimin e Gjermanisë në një vend migracioni. Sipas të dhënave të Institutit federal të Statistikës, në vitin 2016 gati një në katër bebet e lindura në Gjermani ishte nga nënë e huaj. Në çdo pesë banorë një ishte me të ashtuquajturin sfond migracioni, pra dikush që një pjesë të prindërve nuk e ka me nënshtetësi gjermane.

Atdheu i ri, atdheu i huaj

Edhe revista gjermane "Der Spiegel" ia ka kushtuar numrin e fundit debatit për atdheun dhe identitetin. Nën titullin "Atdheu i ri" revista e përshkruan Gjermaninë si vend me ndryshime shoqërore, ku gjermanja e vjetër dhe gjermanja e re si dhe refugjatët ndihen herë pas here si të huaj.

Të dy mediat janë të një mendjeje sa i përket faktit, që ekziston në lloj sikleti për ardhjen e qindra mijëra refugjatëve dhe problemeve të shumëllojshme të integrimit. Por ndërkohë që "Der Spiegel" vëren se pjesa më e madhe e vendit "vuan nga stresi i identitetit” dhe përshkruan se "gjermanët pa rrënjë të huaja kanë frikë se imigrantët mund t'u marrin atdheun e tyre”, analiza e revistës "Economist" është më optimiste.

Deutschland Patronatstag der bayerischen Gebirgsschützen
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Hoppe

"Kriza e refugjatëve ka hapur horizontin Gjermanisë,” thotë revista. Përveç kësaj është duke u krijuar një "identitet i ri shoqëror, përkatësia kombëtare e cila nuk përcaktohet vetëm nga etnia, por edhe nga nënshtetësia”.

Nga "i sëmuri" në "motor të Evropës"

Lëvdata nga pala britanike nuk shihet mirë nga të gjithë. "Revista Economist shkruan për Gjermaninë nga perspektiva e Brexit-it", komenton gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung. "Në Gjermani digjen para Portave të Bandenburgut flamuj me yllin e Davidit! Cool Germany? Sikur të ishte ashtu!"

Cool Germany? Perceptimi ndërkombëtar i Gjermanisë ka pasur lëkundje vitet e fundit. Në vitet 1990 vendi shihej si "i sëmuri i Evropës”. Më 2010 u kthye në "Motor të Evropës" dhe më 2013 u reduktua në një komb, i cili "nuk i shfrytëzon mundësitë".

Edhe Britania e Madhe është parë dikur nga mediat si "cool", pikërisht kur kryeministri Tony Blair qeveriste vendin me "New Labour" (1997 deri 2007). Por ndjenja e coolness-it duket se ka ikur nga Britania e Madhe në kohën e brexit-it.

Fundi i erës së Merkelit

Në Augsburg të Bavarisë integrimi funksionon si vaj për shkak të ofertave të shumta të punës. "Puna i rrafshon të gjitha”, citon "Spiegel" të thotë studiuesi i integracionit Jens Schneider, i cili merret me shancet për karrierë në qytete të familjeve imigrante. "Socializimi nëpërmjet punës ka funksionuar që në kohën e Gastarbeiter-ve, dhe funksionon edhe sot."

Tek revista "Economist" drita e semaforit është jeshile për Gjermaninë duke pasur parasysh këto suksese. "Do ishte gabim të nënvleftësohej Gjermania,” komenton revista. Që me ribashkimin, Gjermania e absorboi lindjen komuniste, kapërceu krizën ekonomike të viteve 2000 dhe pranoi një milionë imigrantë." Për gazetarin britanik është e qartë: Gjermania po rigjen vetveten.