1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Crvenkovski nuk dekreton ligjin për punët e jashtme dhe pesë ligje të tjera

Fatos Musliu19 Gusht 2008

Bashkë me këtë ligj deputetët do të rivotojnë edhe ligjin për marrëdhënie pune, avokaturën, energjitikën, shpronësimin dhe ligjin për lobim

https://p.dw.com/p/F103
Branko CrvenkovskiFotografi: dpa

Problemet në kohabitacionin midis presidencës dhe qeverisë gjithnjë e më shumë po vinë në shprehje pasi që presidenti Crvenkovski nuk ka dekretuar edhe ligjin për punët e jashtme. Presidenti Branko Cërvenkovski konteston ligjin sepse ai i merr të drejtat kushtetuese presidentit për emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve. Kontestuese në ndryshimet e këtij ligji siç shkruan në arsyetimin e presidentit drejtuar kryetarit të parlamentit Trajko Veljanovski, janë ndërhyrjet që i mundëson ky ligj qeverisë në ingerencat dhe të drejtat e diskrecionit të presidentit. Kontestuese për presidentin në këtë ligj është dhënia e ingerencave te diskrecionit për ministrin e aashtëm, i cili në bazë të këtyre ndryshimeve do të kishte të drejtë të shkarkojë nga detyra ambasadorë. Shkarkimi i ambasadorëve është kompetencë e posaçme e presidentit dhe qeveria nuk ka të drejtë të përzihet në këtë fushë, thuhet mes tjerash në arsyetimin e presidentit Cërvenkovski drejtuar kryetarit të parlamentit Veljanovski.

Nga kabineti i Presidentit gjithashtu njoftojnë se ndryshimet e fundit dëmtojnë profesionalizmin në diplomaci dhe janë në vijim të partizimit të diplomacisë. Cërvenkovski kërkon që ligji për punë të jashtme edhe njëherë të kthehet për debat në parlament bashkë me pesë ligjet tjera: atë për marrëdhënie pune, avokaturën, energjitikën, shpronësimin dhe ligjin për lobim. Në seancën parlamentare të 25 gushtit deputetët do të rivotojnë pesë ligjet të cilat kryetari i shtetit Branko Cërvenkovski refuzoi t'i dekretojë. Këtë vendim e mori kryetari i parlamnetit Trajko Veljanovki pas takimit me kryetarët e grupeve parlamenatre. Sipas kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski për ligjet të cilat sërisht rikthehen në votim , deputetët nuk kanë të drejtë të intervenojnë me amendamente. Një qëndrim i këtillë i kryeparlamentarit është kritikuar nga opozita e cila vlerson se me këtë i mohohet e drejta për intervenim cilësor. Deputetja e socialdemokrateve Vesna Bendevska “Presidenti nuk ka dekretuar ligjet për të cilat ka vlersuar se janë në kundërshtim me kushtetutën. Mazhoranca nuk është e gatshme që ligjet e rikthyera në parlament të përmisohen.Socialdemokratët dëshirojnë të jenë konstruktivë por kjo pengohet nga mazhoranca” thotë deputetja Vesna Bendevska. Gjthnjë sipas saj në bazë të rregullores ,deputetet kanë të drejtë të intervenojnë me amendamente . Në seancën e 25 gushtit , pas bojkotimit dy mujor ,për herë të parë do të marrë pjesë në seancat e parlamentit edhe opozita maqedonase dhe shqiptare.