1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dënim me burg për Berlusconin

dpa,reuters,exh26 Tetor 2012

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi dënohet me heqje lirie për evazion fiskal. Vendimi i gjykatës parashikon edhe ndalimin e marrjes së posteve publike për pesë vjet.

https://p.dw.com/p/16Xp7
ARCHIV: Italiens damaliger Premierminister Silvio Berlusconi gestikuliert bei einem Parteitag der PDL in Rom, Italien (Foto vom 16.04.11). Fast 18 Jahre lang galt Silvio Berlusconi als das Enfant terrible unter den europaeischen Spitzenpolitikern. Neben seinen zahlreichen Justiz- und Sexskandalen ist er international vor allem fuer seine teilweise bizarren Aeusserungen auf dem diplomatischen Parkett bekannt. Italiens skandalumwitterter Ex-Ministerpraesident Silvio Berlusconi will bei den Parlamentswahlen im Fruehjahr 2013 nun doch nicht noch einmal kandidieren. (zu dapd-Text) Foto: Riccardo De Luca/AP/dapd
Symbolbild - Silvio BerlusconiFotografi: dapd

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u dënua të premten (26.10.) me katër vjet heqje lirie nën akuzën për evazion fiskal. Në të njëjtën kohë sipas vendimit të gjykatës ai nuk do të ketë të drejtë të mbajë poste publike pesë vitet e ardhshme. Gjithësesi Berlusconi përfiton prej rregullit për amnistinë dhe nga katër i falen tre vjet dënimi.

Në procesin gjyqësor në Milano bëhej fjalë për të drejta televizive, të cilat koncerni Mediaset i 76-vjeçarit i ka blerë me çmime të rritura nga viti 1994 deri 1999. Sipas aktpadisë në këtë mënyrë ishin shmangur detyrime fiskale dhe ishin mbushur llogari të fshehta.

Dënimi i shpallur nga trupi gjykues është më i rëndë se ai i kërkuar nga padia. Në pretencën e saj Prokuroria kishte kërkuar në mes të muajit qershor për Berluskonin tre vjet dhe tetë muaj heqje lirie. Vendimi është i instancës së parë dhe Berlusconi mund të apelojë në dy instanca të tjera. Dënimi me burg do të zbatohej vetëm pas shpalljes përfundimisht fajtor. Pas bërjes publike të vendimit të gjyqit aksionet e Mediaset ranë me 2,2 për qind.

Dy ditë më parë Berlusconi kishte deklaruar se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Vendimi vjen pas gati 10 vjet hetimesh dhe 6 vjet procesesh gjyqësore.