1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

230209 Merkel Steinmeier Steinbach

Marcel Fürstenau24 Shkurt 2009

Qeveria gjermane nuk është e një mendjeje për çështjen se kush do të bëjë pjesë në këshillin e fondacionit "Arrati, dëbim, pajtim". Shkak është presidentja e këshillit të të përndjekurve, Erika Steinbah.

https://p.dw.com/p/H0Lw
Presidentja e Shoqatës së të Përndjekurve, Erika Steinbach
Presidentja e Shoqatës së të Përndjekurve, Erika SteinbachFotografi: AP

Për konflikt nuk flet as zyra e kancelares dhe as ministria e jashtme. Por që ka dallime në mendime për rolin e mundshëm të presidentes së Shoqatës së të Përndjekurve, Erika Steinbach, në fondacion që planifikohet për të përndjekurit në Berlin, u bë më e qartë se kurrë këto ditë. Shkak është emërimi i Steinbahut në këshillin e fondacionit. Tre nga 13 vende i përkasin shoqatës të të përndjekurve. Dhe ajo ka propozuar ndër të tjerë Erika Steinbach-un, të cilën e refuzon pala polake.

Që javën e kaluar zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane, Thomas Steg pati deklaruar, se për kancelaren Angela Merkel ka në radhë të parë rëndësi, që e gjithë procedura të zhvillohet në „frymën e pajtimit dhe të mirëkuptimit“. Nuk kemi "nxitim kohor". Kjo vlen edhe për zgjedhjen e këshillit. Të njëjtën gjë Steg-u e tha edhe tani, pasi ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier kishte kërkuar një fundjave në një intervistë në fundjavë për radion "Deutschlandfunk", që të merret një vendim i shpejtë. Zëvendëszëdhënësi i qeverisë përsëriti: "Nuk kemi nxitim".

Thomas Steg, zëvendëszëdhënës i qeverisë gjermane
Thomas Steg, zëvendëszëdhënës i qeverisë gjermaneFotografi: picture-alliance/dpa

„Dhe prandaj nuk është tani e domosdoshme, që të përcaktojmë tani një datë për hapjen e procesit për emërimet në këshill. Dhe kancelarja është shumë mirë në dijeni për mendimin e ministrit të jashtëm Frank-Walter Steinmeier, por qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar as pas kësaj interviste."

Në të njëjtën konferencë shtypi zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Jens Plëtner, theksoi pozicionin e Frank-Walter Steinmeierit. Ai si dhe kancelarja vitet e fundit janë përpjekur për marrëdhënie të mira gjermano-polake:

„Ruajtja, forcimi dhe zgjerimi i tyre është sipas bindjes së tij qëllimi ynë i përbashkët. Dhe prandaj ai nuk sheh, se shtyrja afatgjatë e çështjes së personelit mund të ndihmojë çështjen tonë të përbashkët, përkundrazi.“

Për përbërjen e këshillit të fondacionit të të përndjekurve duhet të vendosë së fundi kabineti qeveritar. Për këtë vendim nuk do të ketë grindje, tha zëvendëszëdhënësi, Thomas Steg. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme Jens Plëtner:

„Një grindje në trajtimin e kësaj çështjeje do të çonte një sinjal të gabuar në Poloni, për këtë jemi të bindur. Dhe prandaj mendoj se do të këtë përpjekje nga të gjitha anët për t´ia hequr ngarkesën kësaj çështjeje.“"

Jens Plötner, zëdhënësi i ministrisë së jashtme
Jens Plötner, zëdhënësi i ministrisë së jashtmeFotografi: picture-alliance/dpa

Supozimet, se kancelarja Angela Merkel mund të ketë kërkuar nga presidentja e kontestueshme e të dëbuarve Erika Steinbach, Thomas Steg nuk i komentoi. Ai tha vetëm kaq:

„Midis tyre ka patur një marrëveshje, që pas bisedave të tilla, të kryera në konfidencë, të mos bëhet asgjë publike. Dhe prandaj edhe për bisedimet, që mund të ketë patur kohët e fundit, nuk dua të shpreh këtu asgjë."

Partitë opozitare nuk kanë mirëkuptim për grindjen në kampin qeveritar. Guido Westervelle, kryetari i partisë dhe i fraksionit parlamentar të liberalëve, kërkoi nga kancelarja, që t´i japë fund debatit përmes një bisede personale me Erika Steinbahun. Një zgjidhje e shpejtë përmes heqjes dorë të vetë Steinbahut nga emërimi do t ´i shërbente më së miri marrëdhënieve gjermano-polake, tha Westerwelle.

Kryetarja e të gjelberve Claudia Roth tha se marrëdhëniet gjermano-polake janë "një gjë aq e çmuar, që nuk mund të bëhen lojë e funksionarëve të të dëbuarve“. Luk Johimsen, zëdhënës për kulturën i fraksionit "të majtë" foli për një „lojë jo dinjitoze“ me fondacionin "Arrati, dëbim, pajtim".