1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Danilo Turk do të jetë presidenti i ri i Sllovenisë

12 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CAQF


Presidenti i ri i Sllovenisë do të jetë kandidati i majtë dhe ish zyrtari i lartë i OKB-s, Danilo Turk. 55 vjeçari , i cili u mbështet si kandidat nga socialdemikratët opozitarë ka fituar të djelën në votime kundër rivalit tjetër kandidat, konservatorit Lojze Peterle gati 60% të votave, bën të ditur Komisioni qëndror pas numërimit gati të të gjitha votave.Kandidati i së djathtës Peterle, ka marrë rreth 31% të votave.
Diplomati Turk do ta zëvendësojë presidentin Janez Drnovshek, i cili nuk u rikandidua më për një mandat tjetër të ri 5-vjeçar. Postin e tij zyrtarisht si president, Turk do ta marrë më 23 dhjetor, ndërsa më 1 janar Sllovenia mer rradhën e presidencës së Bashkimit Europian.