1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

De Maizière është ministri i ri i Mbrojtjes

2 Mars 2011

Qeveria gjermane ka rënë dakord të bëjë ministrin e Brendshëm Thomas de Maizière pasardhës të Guttenbergut. Kryetari i grupit të partisë Unioni Kristiansocial, Hans-Peter Friedrich do të marrë ministrinë e Brendshme.

https://p.dw.com/p/10SIS
Thomas de Maizière (CDU) do të jetë ministër i MbrojtjesFotografi: picture-alliance/dpa

Qeveria gjermane e përbërë nga kristiandemokratët, kristiansocialët dhe liberal-demokratët nuk ka dashur të humbasë kohë. Një ditë pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg, CSU-ja ka emëruar ministrin e Brendshëm Thomas de Maizière (CDU) si pasardhës të tij. Kryetari i partisë Unioni Kristiansocial Horst Seehofer e bëri këtë të ditur ditën e mërkurë (02.03.2011).

Ky vendim ka sjellë ndarjen e re të sektorëve. Partia Unioni Kristiansocial ka mbuluar deri tani ministrin në sektorin e mbrojtjes, por tani merr sektorin e brendshëm. Ministri i ri i brendshëm bëhet Kryetari i grupit të partisë Unioni Kristiansocial, Hans-Peter Friedrich.

Karl-Theodor zu Guttenberg Rücktritt
Karl-Theodor zu Guttenberg jep dorëheqjen nga të gjitha postet politikeFotografi: picture-alliance/dpa

Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) do të bëjë të ditur të mërkurën (02.03.201) pasdite emërimin zyrtar të pasardhësit të ministrit të Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU).

Guttenberg dha dorëheqjen nga të gjitha postet të martën (01.03.201) për shkak të aferës së plagjiatit në punimin e doktoraturës. Ai e kishte kopjuar pjesën më të madhe të punimit të diezertacionit.

Unioni Kristiansocial zhvilloi të martën pasdite këshillime për mundësitë e ndryshme të emërimit të pasardhësit. Rezultati i konsultimeve iu prezantua sot kancelares Merkel. Në një takim të përbashkët midis partive të Unionit kristiandemokrat dhe kristiansocial me Partinë e Liberal-demokratëve do të merren vendimet.

Deutschland Parteien CSU Hans-Peter Friedrich wird neuer Innenminister
Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Kryetari i grupit parlamentar të partisë Unioni Kristiansocial, Hans-Peter FriedrichFotografi: dapd

Debati për reformën e ushtrisë gjermane

Për pasardhësin e mundshëm të Guttenbergut u bënë spekullime direkt pas dorëheqjes së tij. Presidiumi i Unionit Kristiansocial donte të mblidhej që ditën e premte për të diskutuar për pasardhësin e Guttenbergut, por diskutimet u nxehën shumë kryesisht nga opozita.

Kryetari i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel jo vetëm që kërkoi zgjidhjen e menjëhershme të çështjes së pasardhësit, por edhe pezullimin paraprak të reformës së ushtrisë gjermane.

Guttenberg-u i filloi me reformat "pa e ditur si duhet të fitojë ushtarë të rinj, si do ta financojë reformën dhe si duhet të jenë strukturat e ardhshme," tha Gabriel për gazetën "Passauer Neuen Presse" të ditës së mërkurë (02.03.201).

Edhe ushtria gjermanë kërkon ta shfrytëzojë ndryshimin në krye të ministrisë për të bërë një rishikim të reformës.

Autor: Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora