1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

210109 strafverfahren absprachen

Pandeli Pani22 Janar 2009

Qeveria gjermane miratoi një projekligj që rregullon të ashtuquajturat marrëveshje mes prokurorit, avokatit dhe gjykatës në rastet e proceseve penale.

https://p.dw.com/p/Ge91
Gjykata kushtetuese gjermane
Gjykata kushtetuese gjermaneFotografi: AP

Ministrja federale e Drejtësisë, Brigitte Zypries tha në Berlin se marrëveshje të tilla nuk janë vetëm privilegj i të pasurve, sepse për të tilla palët bien dakord edhe në rastet e krimeve më të vogla. Ajo theksoi, se Gjykata e Lartë i pranon të tilla marrëveshje, por sipas projektligjit të miratuar për të tilla marrëveshje për të garantuar transparencë maksimale, vendimi duhet të merret në seancën kryesore të gjykimit, ku protokollohen edhe ato biseda që janë bërë paraprakisht. "Në këtë mënyrë ne sigurojmë që edhe në të ardhmen të mos bëhen allish-verishe të fshehta dhe të bëhet tregti me drejtësinë"- theksoi Zypries.

Në kodin e procedurës penale pritet të përcaktohet se marrëveshja në fjalë ka të bëjë vetëm me masën e dënimit dhe me kushtet në rastet e dënimit me kusht. Gjetja fajtor ose jo fajtor i personave të akuzuar përjashtohen shprehimisht nga marrëveshje të tilla. Ligji pritet të miratohet gjatë kësaj periudhe legjislative, sepse miratimi në Këshillin e Fedratës nuk është i nevojshëm.


Ministrja e Drejtësisë Zypries theksoi se "Si prokuroria edhe i akuzuari kanë të drejtë që të ankohen ndaj një vendimi të arritur në bazë të marrëveshjes paraprake. Kjo gjë e shton bazën ligjore të kësaj marrëveshjeje dhe u pret rrugën allish-verisheve."



Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Liberale, FDP, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, e cila ka qenë vetë dikur Ministre e Drejtësisë, u shpreh: "Më duket gabim, që nisur nga proceset e ekonomisë së procesit të goditen parimet e procesit penal, për këtë marrëveshjet duhet të lejohen në raste shumë të pakta."


Kritikë pati edhe nga shoqata e avokatëve gjermanë: "Marrëveshje të tilla mund të çojnë në disa raste në pranim të nxituar, ndoshta jo aq të drejtë apo madje të gabuar të fajësisë, sepse dikush mendon mund t'ia hedhë me një dënim me kusht." - tha përfaqësuesi i kësaj shoqate Stefan Kënig.

(aca)