1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debat i ashpër: Këshilli i Sigurimit nuk shtyn planin për vendosjen e kontrollit në veriun e Kosovës

16 Shtator 2011

Këshilli i Sigurimit nuk ra dakord për një deklaratë të përbashkët për të shtyrë implementimin e planit për vendosjen e kontrollit në veriun e Kosovës. Vendet anëtare, SHBA, Franca, Britania e Madhe e kundërshtuan atë.

https://p.dw.com/p/12a8N
KS Nju JorkFotografi: picture-alliance/dpa

Këshilli i Sigurimit ka treguar përçarje të thella lidhur me tensionet aktuale në Kosovë. Në një debat të zhvilluar me dyer të mbyllura, Rusia, e cila kishte thirrur mbledhjen e KS të OKB-së e dënoi planin e Prishtinës për të dërguar zyrtarë kosovarë në pikat doganore. Edhe Beogradi, i përfaqësuar nga ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq ka dënuar planin e Prishtinës duke e quajtur atë si një veprim unilateral që ndryshon statusin e Kosovës dhe dhunon të drejtat qytetare. Debat në KS pati mes ministrit të Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj të ftuar në Nju Jork dhe ministrit serb, Jeremiq.

Pas debatesh të ashpra, Këshilli i Sigurimit nuk ra dakord për një deklaratë të përbashkët për të shtyrë implementimin e planit për vendosjen e kontrollit në veri, pasui vendet aëntare, SHBA, Franca, Britania e Madhe kundërshtuan atë. Ambasadori gjerman në OKB, Peter Wittig i kërkoi Kosovës dhe Serbisë të normalizojnë retorikën, të ulin tensionet dhe t'i kthehen dialogut për të zgjidhur problemet. Wittig paralajmëroi Serbinë nga rreziku i "një lojë populsite nacionaliste", dhe se kjo pajtohet me aspiratat për në BE.

Peter Wittig deutscher UN-Botschafter im UN-Sicherheitsrat
Peter Wittig ambasadori gjerman OKBFotografi: picture-alliance/dpa

Gjendje e tensionuar - implementimi vazhdon

Ndërkohë doganierët dhe policët e kufirit të misionit të BE-së, EULEX kanë marrë nën kontroll pikën doganore të Jarinjës, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Zyrtarët e EULEX-it u sollën me helikopterë në Jarinje. Krahas EULEX-it, edhe zyrtarët kosovarë do të jenë prezentë në këtë pikë. Ndërkohë serbët e veriut kanë bllokuar gati të gjithë trafikun në veriun e Kosovës. Në shumë vende siu Mitrovicë, Leposaviq dhje Zubin Potok janë hedhur masa zhavorri, trungje dhe makineri.

KFOR-i ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie për të mbështetur implementimin e vënies në punë të dy pikave doganore kufitare në veriun e Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak që pritet të funksionalizohet po të premten.

Në këtë kuadër, ditën e djeshme (15.09) Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen vizitoi Kosovën. Në një konferencë për shtyp, Rasmussen lëshoi një sinjal të qartë për forcat destabilizuese se nuk ka kthim prapa në Kosovë. "NATO ka harxhuar 12 vite për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe nuk do të lejojë që kjo arritje të vihet në rrezik."

Autor: AG/Lindita Arapi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi