1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

130910 CDU Richtungsdebatte

Aida Cama14 Shtator 2010

Nëse të gjitha partitë politike i afrohen qendrës politike, atëherë çfarë ndodh me krahun e majtë dhe të djathtë. Sa është në gjendje një parti politike të mbulojë edhe këto spektre?

https://p.dw.com/p/PBbp
Kancelarja Angela Merkel
Kancelarja Angela MerkelFotografi: picture-alliance/dpa

Është kjo çështje e profilit politik me të cilët aktualisht po merren edhe partitë e Unionit në Gjermani. Debatin e ka ndezur edhe largimi i Erika Steinbach nga kryesia e CDU-së.

Një turmë e vogël demostruesish janë vendosur para selisë qendrore të Partisë Kristiandemokrate (CDU) në Berlin. Ata mbajnë në duar një pankartë që paralajmëron se nga profili kristian i partisë nuk duhet hequr dorë. Demostruesit janë anëtarë të rinisë së partisë, Unioni i të rinjve, nga zona e Ruhrit. Njëri prej tyre, Jacek Spendel, hedh sytë mbi fasadën e xhamtë. „Mesazhi kristian, vlerat dhe drejtimi kristian janë reduktuar shumë. Unë nuk shoh me ndryshime nga Partia Socialdemokrate (SPD) madje as nga Partia e Demokratëve të Lirë (FDP) – të gjitha janë njësoj dhe unë mendoj se kështu nuk mund të vazhdohet. Ose drejtuesit e partive e kuptojnë, ose ne duhet të vrasim mendjen si të krijojmë një parti të re."

Erika Steinbach
Erika SteinbachFotografi: DW

Këto mendime i kanë edhe shumë vetë brenda Partisë Kristiandemokrate. Këto mendime nuk janë të reja, ato kanë lindur që kur Angela Merkel e orientoi partinë drejt "qendrës", por tani janë më të shpeshtuara. Angela Merkel mbron projektin e saj, për të mbuluar me partinë mundësisht sa më shumë sipërfaqe të spektrit politik. „Unë dua të theksoj edhe një herë se ne jemi parti me rrënjë liberale, kristiansociale dhe konservatore. Asnjë nga këto baza nuk është për ne e papërfillshme, përkundrazi të treja përbëjnë forcën e partisë. Dhe unë e shoh si detyrë të CDU-së që të kujdeset që të mos ketë parti që të kenë karakter radikal."

Kursi i Merkelit drejt qendrës e ka detyruar Partinë të bëjë një spagatë të dhimshme. Vlerat e vjetra tradicionale nuk duhen dorëzuar dhe zgjedhësit, qoftë konservatorë, të djathtë apo kristianë, duhet të vazhdojnë të japin votën për partitë me kristianët. Kjo nuk është shumë e thjeshtë, për shembull ndarja nga detyrimi ushtarak shqetëson konservatorët. Ka lindur një debat i ri për çështjet e integrimit të të huajve, toni armiqësor i të cilit iriton kryesinë e partisë por pritet mirë nga baza. Përveç saj ka pasur edhe grindje me presidenten e Shoqatës së gjermanëve të dëbuar, Erika Steinbach, një grua prominente në parti, e cila vazhdon të mbrojë shprehjet e saj të diskutueshme për çështjen e fajit në Luftën e Dytë Botërore.

Stanislaw Tillich
Stanislaw TillichFotografi: Aureliusz Marek Pedziwol

Steinbach u largua nga kryesia federale e Partisë Kristiandemokrate duke paralajmëruar: „Ne hedhim sytë tek fqinjët dhe shohim se kur politikanët nuk pranojnë rryma të rëndësishme, atëherë ekziston rreziku i lindjes së partive të reja.“

Po krijohet në Gjermani një partie e re konservatore, siç u krijua në Holandë ajo me Geert ëilders? Kush është në gjendje të frenojë njerëzit e frustruar?

Vetëm se mungojnë politikanët që do të merrnin përsipër cilësimin konservator. Stanislav Tillich, kryeministri i landit të Zaksenit është një nga të paktët që do të mund të mbushte këtë boshllëk.

„Receta i një partie popullore mbështetet tek anëtarësia edhe në spektret politike, siç është rasti edhe me CDU-në. Ndonëse disa anëtarë kanë dalur nga partia ose janë tërhequr nga politike, CDU-ja nuk e ka humbur profilin.“

Tillich dhe shokët e tij nga kryesia e partisë janë të sigurt, por hulumtuesit e opinionit janë të mendimti se krijimi i një partie të re të krahut konservator do të kishte një bazë zgjedhësish prej rreth 20 për qind. Është ky numri i zgjedhësve të cilët CDU-ja i ka humbur .

Autor: Heiner Kiesel

Redaktoi: Aida Cama