1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa po e vëzhgon Ukrainën

dpa/ea5 Maj 2012

Evropa është duke e vëzhguar Ukrainën dhe për këtë debati i tanishëm është mjaft i dobishëm.

https://p.dw.com/p/14qYM
1106061 Ukraine, Kiev. 04/27/2012 Supporters of Ukraine's former Prime Minister Yulia Tymoshenko during the For Ukraine Without Repressions rally. Grigoriy Vasilenko/RIA Novosti
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kryeministri i Ukrainës, Nikolai Asarov, kërkoi nga Perëndimi që të mos pranojë në mënyrë jokritike raportet në lidhje me keqtrajtimet e supozuara ndaj politikanes së opozitës, Julia Timoshenko. Çdo informatë duhet të shqyrtohet me saktësi, shkruan Asarov në shërbimin e internetit Facebook. Hetimet e ditëve të kaluara i kanë hedhur sipas tij poshtë si të pavërteta pohime të tilla.

Julia Timoshenko ka rënë dakord që të trajtohet nga ana mjekësore në vendlindjen e saj, por nga një mjek gjerman. Ish-kryeministrja vuan nga një shkarje e diskut ndërruazor dhe sipas të dhënave të saj, ndodhet që prej dy javësh në grevë urie për t'i detyruar autoritetet që të lejojnë trajtimin e saj mjeksor jashtë burgut. Disa mjekë dhe diplomatë gjermanë e kanë vizituar të premten (04.04.12) në burg ish-kryeministren Timoshenko.

Ndërkohë debati mbi qëndrimin ndaj Ukrainës në lidhje çështjen e udhëheqëses së opozitës Julia Timoshenko, e cila ka më shumë se dy javë në grevë urie po vazhdon.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, tha se "Është e qartë se këtu bëhet fjalë për një proces shumë serioz dhe unë e mirëpres që gjithnjë e më shumë vende evropiane po e mbështesin qëndrimin gjerman ndaj këtij rasti. Unë nuk e kam fjalën për një bojkot të Kampionatit Evropian të Futbollit apo për ndonjë thirrje për bojkot, por unë jam i interesuar që t'i vihet në ndihmë zonjës Timoshenko; kjo është edhe detyra ime si ministër i Jashtëm."

Berlin/ Aussenminister Guido Westerwelle (FDP) gibt am Sonntag (15.04.12) in Berlin im Auswaertigen Amt ein Pressestatement ab. Westerwelle hat die Angriffe der Taliban auf Regierungsgebaeude, Botschaften und Militaerstuetzpunkte in Afghanistan scharf verurteilt. "Wir werden der Gewalt der Terroristen nicht nachgeben", betonte der FDP-Politiker am Sonntag in Berlin. (zu dapd-Text) Foto: Adam Berry/dapd
MPJ, Guido WesterwelleFotografi: picture-alliance/dpa

"Qeveria federale gjermane pret nga Ukraina jo vetëm një zgjidhje të çështjes Timoshenko, por respektimin e të drejtave të njeriut në qëndrimin e saj ndaj të gjithë opozitës, tha ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich (CSU), për gazetën "Bild am Sonntag". Ai i përshëndeti deklaratat për bojkotimin e Kampionatit Evropian të Futbollit në Ukrainë. Ukraina e di se "Evropa është duke e vëzhguar Ukrainën dhe për këtë debati i tanishëm është mjaft i dobishëm dhe lidhet me shqetësimin tonë." - tha Friedrich.

Autor:dpa/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama