1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Demokracia në veprim - Të gjithë në zgjedhje

Bekim Shehu12 Nëntor 2007

Sipas një studimi të UNDP-së qytetarët në Kosovë nuk ka në interes të madh për të marrë pjesë në votime. Organizatat joqeveritare i bëjnë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës.

https://p.dw.com/p/CAYG
Duke shkuar për votim?Fotografi: picture-alliance/dpa

Organizata të ndryshme joqeveritare në Kosovë i janë bashkuar thirrjeve të subjekteve politike drejtuar qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale që pritet të zhvillohen më 17 nëntor.

Vetvendosja: Referendum për pavarësi dhe jo zgjedhje

Mirëpo lëvizja "vetvendosje", një organizatë më shtrirje në gjithë Kosovën, po u bën thirrje qytetarëve vazhdimisht që të mos dalin në votime. Sipas tyre, këto zgjedhje nuk janë për gjë tjetër veçse për të zgjatur mandatin e misionit të UNNMK-ut në Kosovë dhe të udhëheqjes aktuale politike e cila, sipas tyre e ka pranuar planin e statusit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Për lëvizjen "vetvendosje", e udhëhequr nga Albin Kurti, plani i Ahtisarit, nuk përmbush kërkesat e qytetarëve të Kosovës për pavarësi. Prandaj lëvizja "vetvendosje" kërkon referendum për pavarësi dhe jo zgjedhje.

Të tjerët i vlerësojnë zgjedhjet si të rëndësishme

Mirëpo, shumë organizata tjera të shoqërisë civile të bashkuara në një rrjet dhe kanë nisur fushatën pë vetëdijësimin e qytetarëve për

rëndësinë e zgjedhjeve dhe domosdoshmërinë që ata të votojnë. Por, shqetësuese për shoqërinë civile është edhe fakti tjetër, që në zgjedhjet e 17 nëntorit do të votohet në të njëjtën ditë për deputetët e parlamentit, për këshilltarët e asambleve komunale dhe drejpërdejtë për kryetarët e komunave. Kjo formulë votimi është e komplikuar dhe mund t`i shtyjë qytetarët që të mos votojnë.

Polikanët kosovarë kërkojnë pjesëmarrje në votime

Udhëheqësit politik kosovarë, kanë shprehur domosdoshmërinë e pjesmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, ndërsa rëndësinë e zgjedhjeve e lidhin edhe me zgjidhjen e statusit të Kosovës. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, thotë se Kosova ka dëshmuar në zgjedhjet e kaluara se mund të zhvillojë zgjedhje demokratike. Ai është optimist dhe sipas tij, kësaj radhe Kosova do të mbajë epitetin e mbajtjes së zgjedhjeve më të mira në Evropën juglindore.

Serbët nuk marrin pjesë në zgjedhje

Mirëpo, subjektet politike serbe mëgjithëse disa prej tyre janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, kanë paralajmëruar se do t`i binden këshillave të Beogradit zyrtare për bojkotim të zgjedhjeve në Kosovë. Një numër i subjekteve politike serbe kanë njoftuar KQZ-në, se do të tërhiqen nga gara zgjedhore më arsyetimin se anëtarët e tyre janë kërcënuar. Po ashtu një numër vëzhguesish serb kanë hequr dorë nga kjo detyrë për faktin se Beogradi zyrtarë i ka paralajmëruar ata se do të mund të përjashtohen nga pagesat mujore, që marrin nga qeveria e Beogradit.