1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deputetë gjermanë kundër ndalimit të NPD

dpa/dw26 Prill 2013

Pas qeverisë federale të enjten edhe nga parlamenti gjerman (Bundestag) refuzoi që të bëjë kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese Federale për të nxjerrë jashtë ligjit partinë ekstreme të djathtë NPD.

https://p.dw.com/p/18NQt
Fotografi: picture-alliance/dpa

Këshilli Federal (Bundesrat ) mbetet i vetëm në kërkesën për fillimin e procesit për ndalimin e partisë ekstremiste të djathtë NPD në Gjermani. Pas qeverisë federale të enjten edhe nga parlamenti gjerman (Bundestag) refuzoi që të bëjë kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese Federale për të nxjerrë jashtë ligjit partinë ekstreme të djathtë NPD. Pas një debati të nxehtë, shumica e deputetëve votuan kundër një projektkërkese të paraqitur nga partia socialdemokrate SPD.

SPD donte që Bundestagu të merrte vendim që gjykata më të lartë gjermane të merrte në gjykim dhe të vendoste nëse NPD është antikushtetuese dhe se për këtë duhet të shpërbëhet si parti. 326 deputetë, kryesisht nga partitë CDU dhe FDP votuan kundër mocionit. 211 votuan pro - më së shumti nga SPD dhe të majtët. 40 abstenimet ishin kryesisht nga radhë e të Gjelbërve, prej të cilëve gjithësesi 18 deputetë votuan pro dhe tetë kundër kërkesës së ndalimit të partisë NPD.

Në mes të dhjetorit, Këshilli Federal vendosi të bëjë kërkesë në Gjykatën Federale Kushtetuese për ndalimin e NPD. Qeveria federale vendosi në mars të mos bënte vetë kërkesë për një ndalim të tillë, por theksoi mbështetjen e saj për Këshillin Federal.

Thomas Oppermann
Thomas OppermannFotografi: picture-alliance/dpa

Sekretari parlamentar i SPD, Thomas Oppermann, e mbrojti kërkesën e grupit të tij parlamentar. Pas muajsh diskutimesh në lidhje me ndalimin e kësaj partie ishte "koha që Bundestagu të merrte një vendim." - tha ai. Sipas tij edhe përmbajtja e kërkesës aë ndalimit është e saktë: "Kundër armiqve të tyre demokratët nuk mund të jenë neutralë," tha Oppermann. Ai sa se ishte optimist në lidhje me shanset e suksesit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuse.

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë së Gjelbër, Renate Künast e akuzoi SPD-në se mocioni për ndalimin partisë NPD ishte sa për "show". NPD-ja duhet të luftohet me të gjitha mjetet, ajo tha por "kjo nuk mund të bëhet shkel e shko."

NPD Verbotsantrag
Fotografi: picture-alliance/dpa

Përfaqësuesit e CDU/CSU theksuan se NPD dhe ekstremizimi i djathtë duhet të luftohen sidomos politikisht. Të rëndësishme janë ndër të tjera programe për daljen e anëtarëve të kësaj partie nga radhët e saj si dhe puna më efektive e autoriteteve të sigurisë , tha zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU Günter Krings (CDU).

Dhjetë vjet më parë, Gjykata Kushtetuese Federale e kishte pezulluar një proces për ndalimin e NPD-së, pa marrë në shqyrtim çështjen nëse kjo parti është e apo jo antikushtetuese. Shkaku qe se agjentët e shërbimit sekret punonin asokohe në nivele drejtuese të partisë NPD.