1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deutsche Telekom planifikon 'internet kombëtar'

Louisa Schaefer26 Tetor 2013

Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Gjermani Deutsche Telekom thotë se një ruter kombëtar do të mbajë të dhënat brenda vendit. Por sa realiste është një gjë e tillë? DW bisedoi me zëdhënësin Philipp Blank.

https://p.dw.com/p/1A6LP
Fotografi: Fotolia/Gina Sanders

DW: Një sistem ruteri kombëtar duket si një ide e mirë, por duke parë që Interneti është ndërkombëtar, shumë të dhëna dalin jashtë vendit. Si do të funksionojë sistemi kombëtar i ruterit?

Philipp Blank: Ideja është se kur dërguesi dhe marrësi i çfardo materiali në Internet, janë në Gjermani, ky material të mos dërgohet përmes një vendi tjetër, ashtu siç ndodh sot në disa raste. Një gjë e tillë ndodh prej kohësh në SHBA, pra edhe këtu është e mundur. Por ajo që duam ne është që përdoruesit të mos izolohen.

Philipp Blank, zëdhënës i Deutsche Telekom
Philipp Blank, zëdhënës i Deutsche TelekomFotografi: Deutsche Telekom

Por ne nuk jemi duke folur vetëm për emaile, por edhe për aktivitetin në Internet në përgjithësi. Le të marrim Facebook-un për shembull. Për Amerikanët nuk është një problem sepse kompania është bazuar atje dhe të dhënat e tyre mbeten atje. Por të dhënat e përdoruesve gjermanë pershembull janë në një server në Suedi apo diku tjetër. Pra një sistem ruteri kombëtar siç sugjeroni ju, nuk mund të mbrojë të dhënat e përdoruesve gjermanë të Facebook.

Sigurisht që propozimi ynë ka disa kufizime. Nëse përdoruesit do të kenë akses në shërbime jashtë ruterit kombëtar ose Shengen (ne propozojmë shtrirjen e sistemit edhe zonën Shengen), atëherë nuk do të funksionojë. Ne mendojmë se për përdoruesit gjermanë është i rëndësishëm një mbrojtje e të dhënave në nivel europian. Politikanët kanë folur prej vitesh për një gjë të tillë, por ende nuk është arritur një marrveshje. Rregullat e reja do të detyronin kompanitë e huaja, nga SHBA përshembull, të respektonin ligjet europiane të sigurisë së të dhënave kur të ofronin shërbimet e tyre.

Çfarë i ndalon politikanët europianë të miratojnë këto rregulla?

Duhet të pyesni politikanët. Ne nuk mund ta kuptojmë. Ne mendojmë se Bashkimi Europian duhet të adoptojë rregullat e mbrojtjes së të dhënave sa më shpejt të jetë e mundur. Është shumë e rëndësishme që njerëzve tu kthehet besimi tek shërbimet e ofruara në Internet.

Duke u kthyer tek propozimi juaj për një sistem ruteri kombëtar. Ju keni nevojë edhe për bashkëpunimin e kompanive të tjera në Gjermani përpara se të krijohet. Si do t'i bindni ata?

Ne jemi duke përdorur një sistem të tillë për veten tonë, pra të gjitha materialet që kalojnë përmes rrjetit të Telekomit gjerman qëndron në vend. Por sigurisht do të kishte më shumë kuptim nëse kompanitë e tjera të punonin sëbashku. Përdoruesit duhet të kenë besim për të gjitha shërbimet që ofrohen brenda Gjermanisë.

Symbolbild USA Geheimdienst Überwachung Internet Spionage Datenspionage
Fotografi: Fotolia/Gina Sanders

Për shembull une kam një adresë emaili tek kompania juaj, po ashtu si edhe personi që dua t'ia dërgoj, por për momentin ai është në Australi dhe e lexon emailin nga smartphone-i i tij. Këto të dhëna nuk do të qëndojnë në Gjermani apo jo?

Komunikimi do të kalojë përmes rrejteve të huaja, në këtë rast në ato australiane. Avantazhi i komunikimit me email nga partnerët tanë si GMX apo Freenet është se emailet janë të koduara. Pra kjo do të thotë se nëse marrësi është jashtë vendit, të paktën emaili është i koduar.

Pra sa të dhënëa të përdoruesve gjermanë do të mbrohen nga ruteri kombëtar? Dhe mund të na thoni sa të dhëna ndërkomëbtare janë të pambrojtura?

Ne nuk kemi statistika konkrete se sa të dhëna ndërkombëtare ka. Një pjesë shumë e madhe mbetet në Gjermani, por ne duhet ta kemi të qartë se shumë shërbime Interneti janë amerikane, si Facebook dhe Google. Këto kompani kanë bazat e tyre në SHBA dhe nëse përdor shërbimet e tyre, atëherë sistemi i ruterit kombëtar nuk do të ndihmojë.

Philipp Blank është zëdhënës dhe blogger i koorporatës pranë Deutsche Telekom dhe është i specializuar në rregullin dhe mbrojtjen e të dhënave dhe sigurisë IT.