1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

190609 Linke Bundestagswahl

21 Qershor 2009

Ata duhet të jenë ata që përfitojnë nga kriza ekonomike dhe financiare. Por në vend që të nxjerrin fitimet e tyre, Të majtët gjermanë duhet të kënaqen me rezultatet modeste në zgjedhje dhe sondazhe.

https://p.dw.com/p/IVXQ
Kongresi i Të majtëve
E majta gjermane ka 8,7 përqind të votave dhe ka zënë vend në parlament me 50 deputetë.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Në zgjedhjet evropiane të qershorit Të majtët patën shpresuar të merrnin një rezultat dyfshifror, por me 7,5 përqindshin që morrën mbetën larg konkurencës që bën politika neoliberale. Megjithë përvojën dhe grindjet e brendshme, kryetari i Partisë Oskar Lafontaine pret që të marrë në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, "dhjetë përqind plus X".

Kryetari i fraksionit të Të majtëve, Gregor Gysi.
Argumentin se Gjermania angazhohet në një luftë antiterroriste, kryetari i fraksionit të Të majtëve, Gregor Gysi e sheh vetëm si pretekst.Fotografi: picture-alliance/ dpa

E majta gjermane ka 8,7 përqind të votave dhe ka zënë vend në parlament me 50 deputetë. Por marrja e të njëjtit rezultat në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës, do të ishte zhgënjyese për kryetarin e Partisë Oskar Lafontaine. Ai vë bast se rezultati do të jetë dyshifror. Një rezultat që mund të arrihet, nëse gjendja në tregun e punës keqësohet shumë, për shkak të krizës financiare dhe ekonomike. Aktualisht 3,5 milionë njerëz janë në kërkim të një job-i.

E majta kërkon një program publik punësimi dhe investime në nivelin e 100 miliardë eurove. Këto masa duhet të financohen me taksa të larta ndaj të pasurve dhe nga fitimet e ndërmarrjeve. Pretendimet se kjo është e pamundur, hidhen poshtë nga Lafontaine: "Nëse në Gjermani taksojmë pasurinë në të njëjtën mënyrë si në Britaninë e Madhe, atëherë do t`shtonim të ardhurat me 90 miliardë euro më shumë. Nëse do të taksonim me një përqind paratë që qarkullojnë në bursë, atëherë do të kishim 70 miliardë më shumë të ardhura në vit." Të majtët kërkojnë po ashtu vendosjen e kufirit minimal të rrogavë në dhjetë euro për orë, si dhe çfuqizimin e ligjit Harz IV dhe rreth 35 orë pune në javë.

Kryetari i Partisë Oskar Lafontaine
Kryetari i Partisë Oskar Lafontaine pret që të marrë në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, "dhjetë përqind plus X".Fotografi: AP

Në politikën e jashtme, Të majtët përpiqen për një ndryshim kursi. Në vend të Aleancës Veriatlantike të Nato-s, duhet ngritur një sistem kolektiv sigurie, që të përfshijë edhe Rusinë. Pjesëmarrja e Gjermanisë në ndërhyrjet ushtarake si në Afganistan, refuzohet nga Të majtët. Misionet i shërbëjnë kryesisht interesave ekonomike, thonë ata. Argumentin e qeverisë gjermane, se Gjermania angazhohet në një luftë antiterroriste, kryetari i fraksionit të Të majtëve, Gregor Gysi e sheh vetëm si pretekst: "Teoria e të tjerëve, se terrorizmi mund të luftohet me efektivitet nëpërmjet luftës, është aq e pavërtetë saqë unë pyes veten se si mund të mbështetet njeriu në këtë teori të gabuar. Ne nuk duam luftra në botë, dhe këtë e themi qartë në programin tonë."

Autor : Marcel Fyrstenau / Aida Cama

Redaktoi : Mimoza Cika Kelmendi