1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhunë kundër refugjatëve: atentate të 25 vjetëve

Matthias von Hein19 Janar 2016

Kur sot shihen shtëpi refugjatësh të përfshira nga flakët, dikujt i vijnë në mendje vitet 1990. Atëherë u vranë shumë njerëz, kur dhuna e djathtë u shkallëzua kundër gjithçkaje të huaj. Dhjetë vende famëkëqija.

https://p.dw.com/p/1HfSQ
Hoyerswerda 1991
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kur sot shihen shtëpi refugjatësh të përfshira nga flakët, dikujt i vijnë në mendje vitet 1990. Atëherë u vranë shumë njerëz, kur dhuna e djathtë u shkallëzua kundër azilkërkërkuesve dhe gjithçkaje të huaj. Dhjetë vende famëkëqija.

1. Hojerswerda në Meklenburg- Parapomerani:: Prej 17.09. deri 23.09.1991 për një javë të tërë vazhduan sulmet kundër të huajve. Në qytetin me 30.000 banorë u sulmuan një konvikt punëtorësh me kontratë dhe një strehim refugjatësh. Në konflikt morën pjesë deri 500 vetë. 32 vetë u plagosën. 82 vetë u arrestuan përkohësisht, vetëm katër prej tyre u dënuan.

2. Lampertheim në Hessen: Këtu e humbën jetën në një atentat ndaj një shtëpie azilantësh, më 31.01.1992 tri njerëz nga Sri Lanka. Ishin tri viktimat e para që humbën jetën - por jo të fundit.

3. Saal në Meklenburg- Parapomerani: Më 14.03.1992 vdes nga pasojat e rrahjes prej 40 të rinjve, që sulmuan një shtëpi azilantësh një rumun.

4. Hörstel në Renaninë Veriore- Vestfali: Më 04.04.1992 e humb jetën në një atentat ndaj një shtëpie azilkërkuesish një gjerman i strehuar atje.

5. Rostok-Lihtenhagen në Meklenburg- Parapomerani: Për ditë të tëra, nga 22 deri 26.08. 1992 radikalë të djathtë të dhunshëm sulmojnë fillimisht një shtëpi me punëtorë vietnamezë me kontratë. Nën duartrokitjet e deri 3000 njerëzve që bënin sehir dhe shumë kamerave televizive, huliganët goditën me gurë dhe me shishe me lëndë djegëse një ndërtesë të banuar kryesisht nga rumunë si dhe policët.

Atentati kundër shtëpisë së azilantëve në Lampertheim
Atentati kundër shtëpisë së azilantëve në LampertheimFotografi: picture-alliance/dpa

6. Mölln në Shlesvig- Holshtein: Në 23.11.1992, dy neonazistë u vënë flakën dy shtëpive të familjeve turke. Dy vajza dhe gjyshja e tyre humbasin jetën.

7. Solingen në Renaninë Veriore- Vestfali: Më 29.05.1993 katër të rinj i vënë flakën shtëpisë së familjes Genc. Pesë banorë të shtëpisë humbasin jetën në flakë. Kur i nxjerrin në gjyq, të rinjtë thonë: "Në Gjermani ka shumë të huaj.

8. Lybek në Shlesvig- Holshtein: Në 18.01.1996 i vihet flaka një shtëpie azilantësh të banuar me 48 banorë. Dhjetë vetë humbasin jetën. Dorasit nuk gjenden kurrë. Ky është atentati më i rëndë kundër refugjatëve në historinë e Republikës Federale Gjermane.

9. Ludvigshafen-Opau në Rajnland-Pfalc: Pas një faze qetësie relative, natën e 16.07.2000, katër naziskinë i vënë flakën një strehimi refugjatësh. Një vajzë 11 vjeçare pëson djegie në këmbë, dy fëmijë të tjerë plagosen nga ciflat e xhamit. Dorasit e rinj dënohen me dënime të gjata për të rinjtë.

10. Sangerhausen në Saksoni- Anhalt: Më 06.01.2007 ekstremistë të djathtë sulmojnë me shishe me lëndë djegëse një shtëpi azilantësh. Tri banorë u shpëtojnë në momentin e fundit flakëve. Katër doras dënohen në maj 2010 me pesë vjet dhe katër muaj heqje lirie.